LAJMI I FUNDIT:

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vazhduar sulmet kundër homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndërsa tensionet mes dy liderëve “shpërthyen” në skenën publike këtë javë.

“Unë e kam parë këtë njeri për vite tani, ndërsa qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten, ndërsa ushtarët vriten”, tha Trump në “The Brian Kilmeade Show” të Fox News.

“Kam shikuar prej vitesh dhe e kam parë duke negociuar pa letra”, shtoi ai.


Bëhet e ditur se SHBA-ja ka punuar me partnerët ndërkombëtarë për të ndërmjetësuar bisedimet e paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Gjatë fundjavës, disa zyrtarë të nivelit të lartë amerikan u nisën për në Arabinë Saudite për t’u takuar me anëtarët e qeverisë ruse pa Ukrainën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Pas takimit, Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha se bisedimet paraprake përfshinin një vendim për të rivendosur personelin e ambasadës dhe përfitime të mundshme ekonomike për Rusinë nëse lufta në Ukrainë përfundon.

Por të premten, Trump i tha Kilmeade se ai nuk mendon se Zelensky është “shumë i rëndësishëm për të qenë në takime”.

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?
Lexo po ashtu Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

“Ai ka qenë në një takim për tre vjet dhe asgjë nuk është bërë”, tha Trump.

“Pra, nuk mendoj se ai është shumë i rëndësishëm të jetë në takime, të jem i sinqertë me ju. Ai e bën shumë të vështirë arritjen e marrëveshjeve. Por shikoni se çfarë ka ndodhur me vendin e tij, ai është shkatërruar”, vazhdoi republikani.

Më vonë, Trump shtoi se ai ka pasur “bisedime shumë të mira me Putinin”, duke shtuar se negociatat janë mënyra e vetme për të ndaluar më shumë vdekje në luftë.

“Miliona njerëz janë vrarë. Unë mendoj se, shumë më tepër njerëz se kushdo e kupton. Dhe ne kemi njerëz që më mirë të shkojnë në tryezë, të marrë fund. Nuk duhej të kishte ndodhur kurrë”, tha Trump.

Ndryshe, “grindja” midis Trump dhe Zelenskyt u intensifikua këtë javë, me Trump që tha se Ukraina “nuk duhet ta kishte filluar kurrë luftën”.

Zelensky më pas akuzoi Trumpin se jetonte në një “rrjet dezinformimi”.

Në përgjigje, Trump e quajti Zelenskyn një “diktator”. /Telegrafi/