Qytetarët shqiptarë renditen të dytët pas gjeorgjianëve për numrin e lartë të kthimeve vullnetare apo të detyruara nga një vend evropian në një vend të tretë gjatë viti 2024.
Sipas të dhënave të Agjencisë evropiane për statistikat, Eurostat dhe Agjencisë së Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX, të përpunuara nga Zëri i Amerikës 8,202 shtetas shqiptarë me qëndrim jo të rregullt u detyruan nga autoritetet policore të lënë një vend të Bashkimit Evropian gjatë vitit 2024.
Në vitin 2023, 17,425 shtetas shqiptarë u urdhëruan të largoheshin nga BE-ja, dhe 7,870 prej tyre u kthyen efektivisht.
Në vitin 2021, FRONTEX raportoi se 5,398 emigrantë shqiptarë të paligjshëm janë kthyer me forcë, duke shënuar një rritje krahasuar me vitin paraardhës 2020 ku ishin kthyer 4,801 shtetas shqiptarë.
Ritmet e larta të emigrimit të shqiptarëve vijojnë të prodhojnë tregues të lartë të kthimeve të detyruara dhe refuzimit të qëndrimit nga vendet e Bashkimit Evropian.
Shtetasit shqiptarë me urdhra largimi edhe gjatë vitit 2024 janë zbuluar se jetonin në mënyrë të paligjshme në një nga vendet e Bashkimit Evropian.
Shtetasit shqiptarë udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian prej dhjetorit të vitit 2010 por në rastet e zbulimit “si të paligjshëm” nga autoritetet e një vendi të Bashkimit Evropian ata kanë shkelur afatin e qëndrimit tremujor në vendet e zonës SCHENGEN apo kanë kryer veprime jashtë programit të vizës për qëllime turistike.
Sipas raporteve për migrimin në vendet e Bashkimit Evropian aktivitetet e personave nga Shqipëria, janë të lidhura kryesisht me punësimin në një kohë kur kushtet e vizitave afatshkurtra nuk e lejojnë një gjë të tillë apo me kryerjen e veprave penale ku mund të përfshihen vizitorët afatshkurtër.
Në vitin 2024, organizata evropiane e ruajtjes së kufijve FRONTEX tha përmes një raporti se ndihmoi shtetet anëtare të Bashkimit Evropian në kthimin e 56,262 individëve me qëndrim jo të rregullt në këto vende, duke shënuar një rritje prej 43% krahasuar me vitin e kaluar.
Sipas FRONTEX-it gjeorgjianët, shqiptarët, turqit, kolumbianët dhe moldavët përbënin pesë kombësitë kryesore me kthimet më të larta të detyruara apo vullnetare nga vendet evropiane gjatë vitit 2024.
Ndërkohë, sipas të dhënave paraprake nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë, 1,120 shtetas të tjerë shqiptarë me qëndrim të parregullt dhe dënime penale u riatdhesuan nga Britania e Madhe në Shqipëri gjatë vitit 2024 në 25 operacione riatdhesimi të realizuara përmes transportit ajror.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë