LAJMI I FUNDIT:

Rihanna pritet të kryesojë Glastonbury për herë të parë

Rihanna pritet të kryesojë Glastonbury për herë të parë

Rihanna është përfolur si kryesuesja e radhës e festivalit Glastonbury për herë të parë, ndërkohë që planifikon një rezidencë muzikore në Londër.

Këngëtarja 37-vjeçare nuk ka performuar kurrë më parë në festivalin e famshëm në Worthy Farm, pavarësisht spekulimeve të shumta ndër vite.

Pas suksesit të saj në Super Bowl 2023, burime të industrisë muzikore sugjerojnë se ka shumë gjasa që ajo të jetë një nga kryesueset e edicionit të sivjetshëm, shkruan DailyMail.


Sipas “The Telegraph”, Rihanna po planifikon një seri koncertesh në Stadiumin e Londrës (ish-Stadiumi Olimpik), me dy data të mundshme më 4 dhe 5 korrik, si dhe shfaqje të tjera më 8, 9, 11 dhe 12 korrik.

Kjo do të ishte kthimi i saj në skenë pas gati një dekade dhe do të ndodhte vetëm pesë ditë pas mbylljes së Glastonbury më 29 qershor.

Formacioni zyrtar i festivalit ende nuk është shpallur, por tashmë është konfirmuar se Neil Young do të kryesojë Pyramid Stage.

Ndërsa emra si Rod Stewart, Olivia Rodrigo, Fred Again dhe The 1975 janë gjithashtu të përfolur. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

E zgjodhi për t’u rikthyer sërish në lojë, Jozi tregon nëse do të jetë në krah të Gjestit

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Magazina
Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Magazina
Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Magazina
Kalo në kategori