LAJMI I FUNDIT:

Alarmohen gjigantët anglezë, Juventusi i cakton çmimin e kartonit Yildiz

Alarmohen gjigantët anglezë, Juventusi i cakton çmimin e kartonit Yildiz

Juventusi është i gatshëm që ta shesë sensacionin turk Kenan Yildiz, mes interesimit të disa klubeve të ndryshme të angleze. 

Me potencialin për të përfunduar jashtë top katërshes në kampionat, Juventusi është i gatshëm që të mbulojë humbjet financiare nga moskualifikimi i mundshëm në Ligën e Kampionëve, duke shitur Kenan Yildiz. 

Drejtori sportiv i ‘Zonjës së Vjetër’, Cristiano Giuntoli, është i përgatitur që të sakrifikojë në mënyrë që të sigurojë se ata janë të qëndrueshëm financiarisht gjatë sezonit 2025/2026. 


Sipas një raportimi nga Gazzetta dello Sport, Juventusi do ta pranojë shitjen e Yildiz për shumën e 80-90 milionë eurove. 

Thiago Motta rrezikon shkarkimin pas eliminimit nga Liga e Kampionëve
Lexo po ashtu Thiago Motta rrezikon shkarkimin pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

19-vjeçari i cili së fundmi nënshkroi kontratë të re me ‘Bianconerët’, do të mbetet në Turin deri në vitin 2029. 

Yildiz është i etur që të vazhdojë tek Juventusi për të ndjekur hapat e Alessandro Del Pieros, idhullit të tij. 

Sidoqoftë, Juventusi është në një pozicion të mirë strategjik për të gjeneruar fonde dhe janë plotësisht të vetëdijshëm se Yildiz është aseti i tyre më i vlefshëm. 

Udhëtimi i fundit i Jorge Mendes në Turin, duke përfshirë takimet me Giuntolin dhe prindërit e Yildiz kanë ngritur vetullat. 

Ndonëse asnjë ofertë nuk është bërë duke marrë parasysh se ai nuk është agjenti zyrtar i turkut, Mendes ka informuar Giuntolin për interesimin e klubeve angleze për Yildiz. 

Nga Anglia thuhet se Manchester City, Chelsea, Liverpool dhe Manchester United janë të interesuar për të siguruar shërbimet e të riut turk./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Premier League
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori