LAJMI I FUNDIT:

“Mos ia përmend ish-in Eglit”, Gjesti i drejtohet me nervozizëm Loredanës pasi ajo vazhdon t’ia përmend Olsin

“Mos ia përmend ish-in Eglit”, Gjesti i drejtohet me nervozizëm Loredanës pasi ajo vazhdon t’ia përmend Olsin

Një tjetër debat i ashpër ka shpërthyer brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania mes Gjestit dhe Loredanës, ku tensionet mes dy banorëve kanë arritur kulmin.

Shkak për përplasjen u bë një koment i Loredanës, e cila ia përmendi ish-të dashurin e Eglit, Olsi Bylykun. Ky detaj e acaroi Gjestin, i cili reagoi menjëherë duke i kërkuar të mos e përfshinte më këtë çështje në bisedat e tyre.

“Leje ish-in dhe mos e përmend,” i tha ai prerazi Loredanës, duke e bërë të qartë se nuk dëshironte që kjo temë të bëhej pjesë e diskutimeve brenda shtëpisë.


Mirëpo, debati nuk u ndal me kaq, pasi Loredana reagoi dhe tensioni mes tyre u përshkallëzua edhe më tej. Gjesti e paralajmëroi atë duke thënë: “Unë të kam thënë mos ia përmend Eglit ish-in, mos ma përmend mua mtoren, se ta nxij, ta dridhi”.

Ky koment i Gjestit ka shkaktuar reagime të shumta, si brenda shtëpisë, ashtu edhe në rrjetet sociale. Disa ndjekës e kanë parë këtë si një shenjë të tensioneve në rritje mes banorëve, ndërsa të tjerë e kanë konsideruar si një paralajmërim të fortë nga reperi pejan.

Loredana, nga ana tjetër, nuk u tërhoq nga debati, duke vijuar të kundërshtojë qëndrimin e tij, ndërkohë që banorët e tjerë po përpiqeshin të qetësonin situatën. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Arta Bajrami reagon e frustruar në rrjetet sociale: Ne jemi popull i varfër në tru

Arta Bajrami reagon e frustruar në rrjetet sociale: Ne jemi popull i varfër në tru

Magazina
Eliza Hoxha fiton edhe një mandat tjetër si deputete

Eliza Hoxha fiton edhe një mandat tjetër si deputete

Magazina
Gjesti: Mua shkolla nuk më ka bërë njeri

Gjesti: Mua shkolla nuk më ka bërë njeri

Magazina
Kalo në kategori