LAJMI I FUNDIT:

A do të ndizet sërish konflikti në Gaza – Izraeli akuzon Hamasin për dorëzimin e trupit të rremë

A do të ndizet sërish konflikti në Gaza – Izraeli akuzon Hamasin për dorëzimin e trupit të rremë

Ushtria izraelite ka thënë se trupi i dorëzuar në Gaza, që mendohej të ishte i Shiri Bibas, në fakt i përket një personi të paidentifikuar. Ky njoftim erdhi në orët e para të mëngjesit dhe shkaktoi habi të madhe.

Sipas ushtrisë izraelite, trupi nuk është i Shiri Bibas dhe as i ndonjë pengu tjetër izraelit. Autoritetet izraelite e konsiderojnë këtë një shkelje të rëndë dhe kanë kërkuar dorëzimin e trupit të Shiri Bibas bashkë me të tjerët.

Hamasi ende nuk ka reaguar për këtë çështje. Kujtojmë se familja Bibas nuk u mor peng nga Hamasi, por nga një grup më i vogël dhe më pak i njohur, edhe pse dorëzimi i trupit u mbikëqyr nga grupi militant, shkruan skynews.


Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor
Lexo po ashtu Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Hamas pretendon se ata u vranë gjatë bombardimeve izraelite në nëntor të vitit 2023, por Instituti izraelit i mjekësisë ligjore ende nuk ka dhënë informacione zyrtare mbi rrethanat apo kohën e vdekjes.

Situata në terren mbetet e ndërlikuar, veçanërisht pasi zona ku u dorëzua trupi është shkatërruar pothuajse tërësisht gjatë ofensivës izraelite.

Zyrtari i Hamasit, Khalil al-Hayya, ka thënë se nevojitet pajisje shtesë për të hequr rrënojat dhe për të gjetur trupat e palestinezëve dhe të pengjeve izraelite të vrarë në bombardime.

Ekspertët izraelitë të mjekësisë ligjore po punojnë për identifikimin e mbetjeve të katër trupave të dorëzuar të enjten.

Shefi i Institutit Kombëtar të Mjekësisë Ligjore, Chen Kugel, ka deklaruar se për këtë proces po përdoren analiza të ADN-së, skanime me rreze X, krahasimi i kartelave dentare dhe të dhënat e peshës trupore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Kalo në kategori