LAJMI I FUNDIT:

Gjesti i gatuan ‘kulaç’ Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Gjesti i gatuan ‘kulaç’ Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Banorët e Big Brother VIP Albania vijojnë të prodhojnë situata të papritura dhe plot ngacmime mes tyre.

Së fundmi, Gjesti ka bërë një veprim që ka shkaktuar një miks emocionesh në shtëpi – nga të qeshurat deri te tensioni. Ai i ka përgatitur dy kulaçë, një nga shenjat e tij të veçanta brenda shtëpisë, duke shkruar mbi to mesazhin ironik: “Të do c*ca jote”.

Kjo “dhuratë” ka ardhur si një reagim i tij pas debateve mes Loredanës dhe Eglit, gjatë të cilave këngëtarja i përmendi Eglit ish-partnerin e saj, Olsi Bylykun.


Duket se kjo situatë ka shkaktuar një lloj frustrimi tek Gjesti, i cili ka zgjedhur që përmes humorit të dërgojë një mesazh të koduar.

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë
Lexo po ashtu "Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Pasi ka vendosur kulaçët në dhomën e ndenjës, Egli e ka kuptuar menjëherë qëndrimin ironik të tij dhe është ngritur për ta ndjekur nëpër shtëpi, duke shkuar deri në dhomën e gjumit për t’i kërkuar llogari. Ky moment është komentuar gjerësisht nga banorët dhe ka shkaktuar një atmosferë të ndezur brenda shtëpisë.

Megjithatë, situata nuk u ndal me kaq. Gjatë një debati tjetër, Egli i është kthyer reperit nga Peja, duke e paralajmëruar që nëse ai vazhdon t’ia përmend ish-të dashurin, edhe ajo di t’i përmend atij të kaluarën sentimentale.

“Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të ta përmend Zhanetën”, u shpreh ajo, duke ngatërruar emrin e ish-partneres së tij, Xhenetës.

Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale, me shumë ndjekës që e kanë cilësuar si një nga situatat më argëtuese të këtij sezoni. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Magazina
Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga

Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga "valixhja e tundimeve" gjatë kohë që ishte në gjumë

Magazina
Era Istrefi shihet nën shoqërinë e motrës së Rita Ora, Elenës

Era Istrefi shihet nën shoqërinë e motrës së Rita Ora, Elenës

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Gjesti ndan shtratin me një vajzë tjetër, Egli e lënduar fle e vetme dhe nuk i flet reperit

Gjesti ndan shtratin me një vajzë tjetër, Egli e lënduar fle e vetme dhe nuk i flet reperit

Magazina
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Magazina
Kalo në kategori