LAJMI I FUNDIT:

Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Gjykatësi federal amerikan të enjten urdhëroi zyrtarët e administratës së presidentit, Donald Trump që të respektojnë urdhrin e mëparshëm për heqjen e vendimit për ngrirjen e pothuajse të gjitha ndihmave të jashtme amerikane (USAID).

Urdhri i gjykatësit të rrethit, Amir Ali nga Uashingtoni, erdhi pasi administrata më herët këtë javë deklaroi në parashtresat gjyqësore se po i mbante mijëra kontrata dhe grante të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Departamentit të Shtetit të anuluara ose të pezulluara, pavarësisht vendimit të përkohshëm për t’i dhënë fund një ndalesës trejavore të ndihmës.

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë
Lexo po ashtu Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Administrata e Trumpit pretendoi se kishte respektuar urdhrin, duke thënë se ai u kishte lënë hapësirë për të anuluar ose pezulluar kontratat gjatë rishikimit të tyre një nga një, raporton thehill.


Megjithatë, të enjten, gjykatësi shkroi se “nuk u kërkoi të pandehurve të vazhdonin pezullimin ndërsa rishikonin kontratat dhe bazat ligjore për të arritur në një racionalizim të ri, pas aktit, për pezullimin masiv”.

Dy organizata jofitimprurëse, të cilat janë mes kundërshtarëve që kanë ngritur padi kundër administratës për ngrirjen e ndihmës, të mërkurën kërkuan nga gjykatësi Ali që të ndëshkojë zyrtarët e administratës, përfshirë Sekretarin amerikan e Shtetit Marco Rubio, për mosrespektim të urdhrit gjyqësor për shkak të “sfidimit të hapur” ndaj vendimit të mëparshëm.

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Lexo po ashtu Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Ali tha se përbuzja “nuk është e justifikuar bazuar në provat aktuale”, pasi administrata në parashtresat e saj gjyqësore kishte pranuar nevojën për “përshtatje të shpejtë” me vendimin.

Trump, pas marrjes së detyrës si president i SHBA-së, urdhëroi një pezullim 90-ditor të gjithë ndihmës së jashtme.

Pas këtij urdhri, pasuan masa agresive për të mbyllur USAID-in, agjencinë kryesore amerikane për ndihmën e jashtme, duke përfshirë dërgimin e një pjese të madhe të stafit me leje dhe ndalimin e shumicës së financimeve dhe operacioneve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Kalo në kategori