LAJMI I FUNDIT:

Influencerja tregon se si është të jetosh në një apartament prej 9 metrave katror në Paris, ku qiraja është 500 euro

Influencerja tregon se si është të jetosh në një apartament prej 9 metrave katror në Paris, ku qiraja është 500 euro

Francezja tiktokere Sarlotte hapi dyert e apartamentit të saj në Paris dhe mahniti shumë njerëz kur tregoi se si është jetesa në banesën prej nëntë metrave katrorë.

Vlogerja, ka pesë vjet që jeton në atë  apartament dhe qiraja kushton 500 euro në muaj.

“Ndërtesa madhështore” e saj ndodhet në lagjen e 17-të të Parisit, një pjesë e Parisit ku kanë selitë e tyre disa prej kompanive të famshme.


@ssarlotte 9m2 ROOM TOUR FINAL !! émue #tinyhouse #studiotour #decoration ♬ son original – sarlotte

Ajo ka treguar se si ka shfrytëzuar në maksimum çdo cep të banesës së saj, por edhe se pavarësisht hapësirës së ngushtë, gëzon një komoditet të veçantë që shumë e kanë zili.

Influencerja ndau pamje të apartamentit të vogël nga çatia, nga ku mund të shihet një paraqitje magjike e Parisit, një nga qytetet më të bukura në botë.

@ssarlotte le projet avance !! #morningroutine #tinyhouse #homestaging ♬ son original – sarlotte

Përdoruesit në rrjetet sociale e pyetën nëse ishte e ligjshme të jepej me qira një hapësirë ​​kaq e vogël dhe dikush gjeti informacion në ligj sipas të cilit një ndërtesë banimi duhet të jetë më shumë se nëntë metra katrorë dhe se tavani nuk duhet të jetë më i ulët se 2.2 metra.