LAJMI I FUNDIT:

Tri receta për pastrim të tenxheres së shkrumbuar

Tri receta për pastrim të tenxheres së shkrumbuar

U ndodh të gjithëve, besoni! Edhe kuzhiniereve më të mira të cilat me dhjetëra vite kanë dekorata dhe mirënjohje për shkathtësi në kuzhinë u ndodh t’u shkrumbohet tenxherja dhe detyrohen që të merren në mënyrë të veçantë me pastrimin e saj

Gjella e shkrumbuar është ankth nga i cili çdo amvise tri herë u ngrihen flokët, transmeton Telegrafi.

Herën e parë, natyrisht, për shkak se më së shpeshti detyrohen ta hedhin poshtë gjellën, të dytën derisa mendon se me cilën gjellë ta kompensojë në tryezë.

Të tretën dhe që është momenti më i keq, ankthi vjen gjatë pastrimit të tenxheres.

Me këto këshilla, shpresojmë që ankthi juaj të jetë më i vogël:

1. Qitni në fund të tenxheres sodë bikarbonati dhe qitni mbi të ujë të valuar.

Lëreni të ftohet dhe pastaj lajeni në mënyrën e zakonshme me detergjent dhe me ujë të nxehtë.

2. Qitni në tenxhere pak ujë dhe uthull alkooli, lëreni të vlojë në zjarr të ulët afërsisht dy minuta dhe shtoni disa lugë sode bikarbonati.

Jini të kujdesshëm! Përzierja do të krijojë shkumë shumë shpejt. Kur të ftohet, lajeni tenxheren.

3. Spërkatni në fund të tenxheres mjetin për pastrim të furrës së shporetit, lëreni të veprojë dhe pastaj lajeni në mënyrën e zakonshme. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Kalo në kategori