LAJMI I FUNDIT:

Hehir: Qeveria Kurti bëri në veri atë që do të bënte secili shtet që respekton veten

Hehir: Qeveria Kurti bëri në veri atë që do të bënte secili shtet që respekton veten

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Westminster në Londër, Aidan Hehir, ka thënë se veprimet e Qeverisë Kurti në veri të Kosovës kanë qenë veprime që do t’i bënte secili shtet për të siguruar sovranitetin e brendshëm.

Hehir ka thënë se mos kontrolli i tërë territorit të saj, për Kosovën do të ishte pengesë për njohjen ndërkombëtare.

“Ajo çfarë bëri Qeveria e Kosovës është ajo çfarë do të bënte secili shtet që respekton veten, duke siguruar të kenë sovranitet të brendshëm. Nëse nuk mbron sovranitetin e brendshëm, nuk je shtet sovran. Tentimet e Kosovës për ta fituar njohjen ndërkombëtare, të prezantohet si shtet i pavarur, minohen tërësisht. Mund t’i thuhet se nuk keni kontroll mbi këto katër komuna veriore. Brenda kësaj hapësire, de facto ju keni humbur kontrollin. Kanë tjetër monedhë, kanë tjetër sistem në çdo sferë të jetës.”, ka thënë për Tëvë1.


Ai ka thënë se Kurti deshi ta ndalë këtë, ndonëse mënyra që e bëri sipas tij inatosi ndërkombëtarët.

“Kurti dhe qeveria deshën ta ndalin këtë. Mendoj se bënë në mënyrë që inatosi komunitetin ndërkombëtar dhe s’do të shtirem se kjo nuk ndodhi”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori