LAJMI I FUNDIT:

Hamasi i gatshëm të lirojë të gjithë pengjet e mbetura në një shkëmbim gjatë fazës së dytë të armëpushimit

Hamasi i gatshëm të lirojë të gjithë pengjet e mbetura në një shkëmbim gjatë fazës së dytë të armëpushimit

Hamasi është gati të lirojë të gjithë pengjet e mbetura në Rripin e Gazës gjatë fazës së dytë të armëpushimit midis lëvizjes islamike palestineze dhe Izraelit pas 15 muajsh luftë, tha një zyrtar i grupit militant palestinez.

“Ne i informuam ndërmjetësuesit se Hamasi është gati të lirojë të gjithë pengjet menjëherë gjatë fazës së dytë të marrëveshjes, jo veçmas si gjatë fazës së parë që aktualisht është duke u zhvilluar”, tha zyrtari Taher al-Nounu për AFP.

Ai nuk specifikoi se sa pengje të marra gjatë sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023 janë ende në Rripin e Gazës.


Gjithsej 251 persona u rrëmbyen atë ditë. Shtatëdhjetë janë ende në paraburgim në Gaza, nga të cilët të paktën 35 kanë vdekur, sipas ushtrisë izraelite.

Gjatë fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit, e cila do të përfundojë më 2 mars, 19 pengje izraelite u liruan në këmbim të më shumë se 1100 të burgosurve palestinezë.

Pikërisht 16 ditë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit më 19 janar ose në fillim të shkurtit, duhej të fillonin negociatat indirekte mes Izraelit dhe Hamasit, por kjo nuk ndodhi.

Kushtet e fazës së dytë të armëpushimit, e cila do t’i jepte fund përfundimisht luftës dhe do të lironte të gjithë pengjet, duhet të përfundojnë deri më 2 mars.

Pastaj, nëse faza e dytë shkon siç është planifikuar, faza e tretë dhe e fundit do të fokusohet në rindërtimin e Gazës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

Trump: Putin dhe Zelensky duhet të punojnë së bashku

Botë
Kalo në kategori