Mbi 100 mijë njerëz, kryesisht burra dhe djem ishin të anëtarësuar brenda një grupi në rrjetin social “Telegrami”, të emërtuar si “AlbKings”.
Ky grup përdorej me qëllim të shpërndarjes së fotove e videove me përmbajtje denigruese e intime grave e vajzave, të dhëna personale si numrat e telefonit dhe emrat e tyre.
Këto fotografi e të dhëna personale shpërndaheshin tek anëtarët e tjerë dhe secili prej tyre pastaj kishte qasje në të dhëna të ndjeshme të viktimave, shkruan kallxo.com.
Disa nga viktimat, të cilave ju shpërndanë të dhënat e tyre personale, nuk u kursyen nga pjesëtarët e këtij grupi të cilët përmes shantazhit kërkuan favore të ndryshme prej viktimave.
Favore të këtilla nga viktimat kërkuan edhe adminët e këtij grupi “AlbKings”.
Prokuroria në aktakuzën e ngritur ndaj dy administratorëve të këtij grupi ka treguar skemën si përfitonin financiarisht.
Mesazhet në këtë grup, si fotografi, video e të dhëna pesonale që shpërndaheshin në këtë grup, mund të fshiheshin me vendimin e administratorëve, që e kishin këtë mundësi.
Fshirja e përmbajtjeve eksplicite nga adminët e grupit shoqërohej me kërkesë.
Prokuroria ka gjetur se i akuzuarit F.P., i njohur me nofkën ‘Lideri’’ ka pranuar pagesa të ndryshme nga viktimat në valuta të dollarit dhe në forma të kriptovalutave, përmes aplikacionit “PayPal”.
Prokuroria thotë se i akuzuari F.P. kishte konvertuar mbi 2,300 euro kriptovaluta në një dyqan. Përmes katër llogarive që i posedonte i njëjti.
“Lideri” sipas prokurorisë për 15 muaj kishte shpërndarë e kishte lejuar të shpërndahen përmbajtjet eksplicite të grave dhe vajzave, pasi i njëjti, sipas dosjes, kishte qenë themeluesi i grupit famëkeq.
“Lideri” në prokurori kishte deklaruar se e kishte hapur grupin për të ‘bërë famë’.
Aktakuza voluminoze e prokurorisë përmban prova e dëshmitë e viktimave të cilat ishin të prekura direkt nga funksionimi i këtij grupi.
“Lideri” kishte arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë e shtetit.
Seanca e parë gjyqësore ishte paraparë të mbahet më 30.01.2025. por që e njëjta ishte pamundësuar. Pasi në seancë nuk ishin paraqitur të akuzuarit e këtij rasti.
Sipas njoftimit të Gjykatës, në seancë nuk ishte paraqitur i akuzuari F.P. i njohur me nofkën si “Lideri”, pasi i njëjti ishte urdhëruar të vinte në seancë nga Policia, kurse i akuzuari i dytë E.N. nuk kishte ardhur në gjykatore pasi gjyqtari kishte njoftuar se nuk është pranuar flet-kthesa nga Posta e Kosovës për ftesën që i është dërguar të akuzuarit për pjesëmarrje në seancë.
“Ju njoftojmë se çështja penale me numër P.nr.15/25 është caktuar të mbahet më 30.01.2025. Gjykata ka konstatuar se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e seancës dëgjimore, pasi që në seancë nuk janë prezantuar i pandehuri F. P., për të cilin Gjykata më 23.01.2025 ka lëshuar Urdhëresë për sjellje të të pandehurit për seancën e datës 30.01.2025 për Policinë e Kosovës në Gjilan. Policia e Kosovës në Gjilan përmes e-malit e ka konfirmuar pranimin e Urdhëresës së Gjykatës dhe të njëjtit më 30.01.2025 përmes telefonit e kanë njoftuar Gjyqtarin e çështjes se mund të vonohen në sjelljen e të pandehurit për në seancë deri në ora 10:00, për shkak të angazhimeve operative të tyre. Gjithashtu, në këtë seancë ka munguar edhe i pandehuri E. N., për të cilin Gjykata ka përcjellë ftesë të rregullt, mirëpo deri në kohën e mbajtjes së seancës nuk ka pranuar fletëkthesën nga Posta e Kosovës, për të konstatuar nëse i njëjti është ftuar në mënyrë të rregullt.” – thuhet në përgjigjen e Gjykatës, më 03.02.2025.
Materialet e shpërndara në këtë grup ishin kryesisht pirate – përfshirë filmime nga marrëdhëniet seksuale apo fotografi nudo.
Publikimet e natyrës së tillë ishin normale në këtë grup, ndërsa administratorët lejuan që edhe numra të telefonëve të shpërndaheshin në këtë rrjet.
Anëtarë të grupit do të shpërndanin numrat e telefonit të vajzave me mbishkrime, se të njëjtat janë prostituta apo ofrojnë shërbime seksuale me pagesë.
Viktimat ishin nga të gjitha moshat.
Pse është ilegale veprimtaria e “AlbKings”?
Çdo numër personal apo e dhënë personale e dikujt që shpërndahet pa aprovimin paraprak të personit konsiderohet vepër penale, ndërsa çdo kërkesë që nuk aprovohet të mos shqetësohet dikush konsiderohet “ngacmim”.
Prokurorja e cila është pjesë e ekipit për hetimin e grupit “AlbKings”, Elza Bajrami Kastrati, në një intervistë për “Kallxo Përnime” më 02.06.2024, kishte dhënë detaje në lidhje me rastin – duke bërë të qarta edhe veprimtaritë ilegale, që mund të kryejnë personat përmes këtij grupi.
“Prokuroria e Prishtinës ka nisur me u marrë me këtë rrjet, për shkak të informacioneve që kemi marrë fillimisht nga portalet vendore, që është kriju një grup në ‘Telegram’ dhe në të cilin po postohen, video, fotografi dhe të dhëna të personave, kryesisht të gjinisë femërore dhe këto video e fotografi janë të ndjeshme, intime të këtyre personave. E, gjithashtu emrat, mbiemrat, numrat kontaktet e tyre, me ç’rast ka krijuar shqetësim te personat e prekur”, kishte thënë prokurorja, Bajrami Kastrati për KALLXO.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kuzeska: I gjithë sistemi po shembet derisa OBRM-PDUKM, ZNAM dhe VLEN debatojnë në mes vete

Kanoste bashkëshorten dhe djalin se do t’i vriste, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Takimi i Bislimit me Sorensenin, Qeveria: U diskutua për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit zbatues të Ohrit

Katër shtëpi, tokë, truall dhe vilë – kjo është pasuria e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj

“Autizmi nuk është sëmundje” – psikologia Deva shpjegon se çka është autizmi dhe çfarë vështirësish shkakton

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Sorensen thotë se është në Prishtinë në kuadër të angazhimeve për dialog

Pasuria e ministres Donika Gërvalla, një shtëpi, arë, truall e veturë - deklarimi i plotë

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Provokim apo rastësi? Pas Gjestit, edhe Jozi publikon video duke u shëtitur në 'Lamborghini'