LAJMI I FUNDIT:

Në Prishtinë arrestohet personi i dyshuar për disa grabitje të armatosura

Në Prishtinë arrestohet personi i dyshuar për disa grabitje të armatosura
Foto: Ilustrim

Hetuesit policor të Prishtinës sot kanë arrestuar një person i dyshuar për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka qenë i përfshirë në së paku shtatë raste të grabitjeve dhe tentim grabitjeve të armatosura në Prishtinë.

Sipas policisë, këto raste kanë ndodhur kohëve të fundit në kryeqytet.

“Ndaj personit të dyshuar me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, njofton policia.


Më tej sipas policisë, aktualisht po vazhdon puna hetimore në koordinim edhe me Hetuesit Rajonal, për zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura për implikimin e të dyshuarit edhe në disa raste të tjera që po hetohen nga ana e policisë.

Ndërsa, një tentim grabitje ka ndodhur sot rreth orës 10:40 të mëngjesit, në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, më saktësisht mbrapa Teatrit Kombëtar, ku i dyshuari ka hy në objekt me armë, syze dhe kapelë dhe ka kërkuar nga dy punëtoret që të japin të gjitha paratë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori