Emigrimi i mjekëve, vetëm në janar janë larguar 50 motra medicinale

Vetëm në muajin janar jashtë shtetit janë shpërngulur 50 motra medicinale. Nga Sindikata e pavarur e punonjësve shëndetësor thonë se vazhdon të rritet trend i ikjes së kuadrit mjekësor në shtetet perëndimore. Ata shprehin shqetësimin që institucionet shëndetësore publike nuk po funksionojnë me kapacitet të plotë, madje disa periferike rrezikojnë të mbyllen për shkak të mungesë së mantelbardhëve.
“Kur bëhet fjalë për kuadrin medicinal vetëm këtë muaj ka 50 motra medicinale që janë shpërngulur për Gjermani, e fundi u nis sot në mëngjes. Kemi informacione që edhe në muajin e ardhshëm edhe 30 infermiere do të shkojnë për Gjermani dhe Suedi. Te ne, kuadri mjekësor zvogëlohet, derisa në vendet e Europës Perëndimore përfitojnë kuadër profesional me përvojë, të cilët mund të angazhohen menjëherë atje”, tha Llazo Kostovski – sekretar në Sindikatën e Pavarur të Punonjësve Shëndetësor.
Sipas Odës së mjekëve, çdo vit emigrojnë rreth 250 mantelbardhë, shifër kjo e barabartë me një gjeneratë të tërë të doktorëve, të cilët diplomojnë në nivel vjetor. Por, shqetësues është fakti që ikin doktorët specialit me përvojë, për të cilët shteti ka investuar shumë për t’i lënë të lirë të emigrojnë.
Një problem të tillë e kanë edhe në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup. Në Klinikën e Kirurgjisë plastike thonë se kanë nevojë për së paku 6 infermierë për të plotësuar kuadrin e kujdestarive.
“Në gjithë kampusin e klinikave ‘Nënë Tereza’ por edhe në gjithë Maqedoninë mungon më së shumti kuadër të infermiereve me shkollë të mesme profesionale, staf spitalor por edhe higjienik. Shumë prej tyre që kishim u shpërngulën ndonëse ishin me përvojë, kanë studiuar dhe janë avancuar, por nuk ka pasur mjete të mjaftueshme për t’i mbajtur”, tha Jasmina Gerogievska Pavllovksa – drejtoreshë e Kirurgjisë Plastike.
Ndërkaq Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari tha se 20 institucione publike shëndetësore tani më kanë përgatitur sistematizime të reja, mundet menjëherë që t’i punësojnë 300 specializantët privat nga grupi i parë, mes tyre më së shumti kardiolog dhe gjinekolog, 30 prej tyre vetëm në Shkup. Por, punësimet e 600 specializantëve privat është dashur të kryhen në fund të vitit që shkoi, pasi më 30.12. 2024 Ministria e Shëndetësisë dhe e Financave miratuan në Qeveri punësimet e tyre. Por, në praktikë ky afat tani është shtyrë në dy faza gjatë këtij viti, duke ua lënë barrën vet spitaleve që t’i sistematizojnë./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjykimi për falsifikim të rezultateve të votimit, veçohet procedura për ish-deputetin Haxhi Shala

Puna e AKI-së që çoi deri te aktakuza ndaj dy të dyshuarve për spiunazh te shërbimi sekret serb

Taravari vizitoi Spitalin e Prilepit, promovoi aparate të sofistikuara nga 20 milionë denarë për ndërhyrje kirurgjikale

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij