LAJMI I FUNDIT:

Sot, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Bela Bartok kundër Perandorisë së Tretë” të Kjell Espmarkut.

Sot, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Bela Bartok kundër Perandorisë së Tretë” të Kjell Espmarkut.

Të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që sot, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” (te sheshi “Nënë Tereza”), do të bëhet promovimi i librit “Bela Bartok kundër Perandorisë së Tretë” i autorit Kjell Espmark në kuadër të kolanës “Effugium” – projekt i mbështetur nga “Evropa Kreative”.

Jua rikujtojmë se “Dukagjini” është shtëpia e parë botuese nga Kosova që është bërë pjesë e projektit kulturor “Evropa Kreative”, me mbështetjen e së cilës botohet, pra, “Bela Bartok kundër Perandorisë së Tretë” e autorit Kjell Espmark.

Për të diskutuar rreth librit, në panel do të jenë:

Edita Kuçi-Ukaj, përkthyese e librit; dhe

Rafet Rudi, kompozitor dhe dirigjent.

Promovimi do të moderohet nga Liridona Bytyçi.

Shënim për librin:

“Bela Bartok kundër Perandorisë së Tretë” nga Kjell Espmarku ndërthur artin, historinë dhe politikat e kulturës, duke eksploruar jetën dhe veprimtarinë e kompozitorit Bela Bartok në kontekstin e “Perandorisë së Tretë”. Espmarku, me mjeshtri të shquar, analizon tensionet midis identitetit kombëtar dhe ambicieve artistike, duke na i nxjerrë në pah ndikimet e konteksteve politike në krijimtarinë muzikore.

Shënim për autorin:

Kjell Espmarku është shkrimtar, poet dhe eseist suedez, lindur më 1930. Ai ka shkruar një varg librash të njohur, duke përfshirë poezi, ese dhe romane. Espmarku është i njohur për qasjen e tij të thellë dhe filozofike, i cili, në librat e tij, ndërthur tema, si: historia, kultura dhe roli i individit. Ai, po ashtu, njihet edhe për përkthimet e tij. Kjell Espmarku është shpallur fitues i disa çmimeve prestigjioze, duke përfshirë Çmimin e Letërsisë të Suedisë.

Ky promovim është mundësi e mirë që të diskutohet për një botim mjaft të veçantë që përkthehet për herë të parë në gjuhën shqipe.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Kalo në kategori