LAJMI I FUNDIT:

Manchester United në krizë: De Ligt flet për sfidat e skuadrës

Manchester United në krizë: De Ligt flet për sfidat e skuadrës

Manchester United po kalon një periudhë të vështirë këtë sezon, duke u rënë në vendin e 15-të në Ligwn Premier pas humbjes së fundit ndaj Tottenham Hotspur.  

Një nga lojtarët kryesorë të skuadrës, Matthijs de Ligt, ka folur hapur për gjendjen aktuale dhe sfidat që përballin “Djajtë e Kuq”. 

“Nëse humbet, shumë gjëra duhen përmirësuar. Për momentin, ne nuk jemi aty ku duhet të jemi. Nuk po fitojmë ndeshje dhe ka shumë aspekte që duhen rregulluar”. 


“Nëse do ta dija zgjidhjen, do ta kisha thënë dhe do të fitonim. Fatkeqësisht, ka shumë gjëra që nuk shkojnë si duhet. Para së gjithash, duhet të shikojmë te vetja dhe të jemi të përgjegjshëm”.  

“Duhet të qëndrojmë së bashku, sepse nëse bëjmë gjithçka vetëm, nuk do të arrijmë kurrë rezultate”, deklaroi holandezi.  

De Ligt theksoi se skuadra duhet të analizojë gabimet. 

Tottenhami këndellet në shpinë të Manchester United – goli i Maddison fundos “Djajtë e Kuq” 
Lexo po ashtu Tottenhami këndellet në shpinë të Manchester United – goli i Maddison fundos “Djajtë e Kuq” 

“Duhet të gjejmë çfarë shkoi keq dhe pse nuk fitojmë. Nuk mjafton për United; nuk po fitojmë sa duhet, nuk po shënojmë mjaftueshëm dhe po pranojmë shumë gola. Ka shumë gjëra për të përmirësuar, dhe shpresoj që gjërat të përmirësohen së shpejti”. 

Manchester United ka humbur 12 nga 25 ndeshjet e tyre në Ligën Premier këtë sezon, dhe situata duket gjithnjë e më e vështirë për skuadrën e drejtuar nga Ruben Amorim. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Ndërkombëtare
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

Fanellat më të shitura të Barcelonës këtë sezon - Yamal i pari, Messi mbetet ende në ‘top 3’

La Liga
Kalo në kategori