LAJMI I FUNDIT:

Humb kontrollin mbi Ferrarin që kushton 535 mijë euro, braziliani për pak sa nuk e godet pensionistin

Humb kontrollin mbi Ferrarin që kushton 535 mijë euro, braziliani për pak sa nuk e godet pensionistin

Një Ferrari që kushton 535 mijë euro, për paksa nuk goditi një këmbësor të moshuar, pasi shoferi humbi kontrollin mbi veturën sportive dhe u përplas në një shtëpi.

Kamerat e sigurisë shfaqin shoferin që humb kontrollin mbi veturën sportive dhe përplaset në një mur, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për Ferrari 296 GTB, që për pak sa nuk e godet pensionistin para se të përplasej në një shtëpi në Sao Paulo të Brazilit.


Pak sekonda pas aksidentit, shihen copëzat e veturës që janë shpërndarë nëpër lagje si dhe tymi i zi që dilte nga Ferrari.

Pronari i shtëpisë tha se një veturë luksoze ishte vozitur nga punonjësi i përfaqësuesit të Ferrari në Brazil, në momentin kur ndodhi aksidenti.

Ai tha se ishte brenda shtëpisë, por mbeti i habitur kur dëgjoi zhurmën e madhe që u shkaktua nga përplasja.

Kalimtarët e rastit vrapuan për ta nxjerrë shoferin nga vetura, kurse pensionit me fat i shpëtoi për një “fije floku” më të keqes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Amerika
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Amerika
Kalo në kategori