LAJMI I FUNDIT:

Në tetë komuna përfundon numërimi i votave për kandidatët për deputetë

Në tetë komuna përfundon numërimi i votave për kandidatët për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në tetë komuna ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët për deputetë.

KQZ njofton se deri më 14 shkurt janë numëruar 876 vendvotime nga 2,533.

“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit (sipas tabelës) në të cilat është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve apo ka përfunduar, deri më 14 shkurt 2025 janë numëruar 876 vendvotime nga 2,533”, njofton KQZ, transmeton Telegrafi.


Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 8 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Partesh, Junik, Ranillug dhe Kllokot.
Aktualisht, procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 Qendra Komunale të Numërimit.

Zgjedhjet parlamentare u mbajtën më 9 shkurt, ku sipas rezultateve preliminare LVV doli e para, PDK e dyta dhe LDK e treta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Lajme
Kalo në kategori