LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi do të prezantojë planin e ri të referimit në Spanjë javën e ardhshme

Real Madridi do të prezantojë planin e ri të referimit në Spanjë javën e ardhshme

Real Madridi e ka bërë të qartë frustrimin e tyre me standardet e referimit në Spanjë, me presidentin Florentino Perez që i ka sugjeruar Federatës Spanjolle të Futbollit të importojnë gjyqtarët anglezë vitin e kaluar. 

Tani është bërë e ditur se gjatë javës së ardhshme ata do të dërgojnë propozimin e tyre për një sistem të ri të referimit. 

Javën e kaluar Real Madridi i dërgoi një letër prej katër faqesh presidentit të Federatës, Rafael Louzan, duke shprehur ankesat e tyre për gjyqtarët ne La Liga. 


Në këtë letër besohet se klubi madrilen i etiketoi gjyqtarët si të ‘korruptuar, manipuluar dhe se i kanë vjedhur trofe’. 

Ylli i Real Madridit ka ‘frikë’ ta godasë topin me kokë pas eksperiencave të mëparshme
Lexo po ashtu Ylli i Real Madridit ka ‘frikë’ ta godasë topin me kokë pas eksperiencave të mëparshme

La Liga tani ka dërguar një ankesë formale në drejtim të Komitetit të Garave për këtë letër, ku ekziston mundësia që Real Madridi të marrë një dënim. 

Sipas Cadena SER, të cilët shpjegojnë se ‘Los Blancos’ do të prezantojë reformat e tyre për referimin në Spanjë. 

Kjo letër kërkoi që gjyqtarët e përfshirë gjatë periudhës kur ishte në krye Jose Maria Enriquez Negriera, të hetohen për korrupsion sportiv dhe të largohen 

Sidoqoftë, propozimi i tyre i ri do të fokusohet në transparencë dhe në veçanti, do të sigurojë që bisedat në dhomën e VAR-it të bëhen publike./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha gjyqtarit që çuan në karton të kuq direkt

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha gjyqtarit që çuan në karton të kuq direkt

La Liga
Karton i kuq për Jude Bellingham, lë Realin me 10 lojtarë për pjesën më të madhe të ndeshjes

Karton i kuq për Jude Bellingham, lë Realin me 10 lojtarë për pjesën më të madhe të ndeshjes

La Liga
Vazhdon forma e dobët e Real Madridit, ndalet edhe nga Osasuna

Vazhdon forma e dobët e Real Madridit, ndalet edhe nga Osasuna

La Liga
Barcelona mund ta transferojë yllin e Ligës Premier vetëm nëse largohet Lewandowski

Barcelona mund ta transferojë yllin e Ligës Premier vetëm nëse largohet Lewandowski

La Liga
Omar Marmoush 'shokon' Ligën Premier me het-trikun e tij të shpejtë te Man City

Omar Marmoush 'shokon' Ligën Premier me het-trikun e tij të shpejtë te Man City

Premier League
“Ata kishin një problem të madh”, Ronaldo Nazario godet ish-klubin e tij Barcelonën

“Ata kishin një problem të madh”, Ronaldo Nazario godet ish-klubin e tij Barcelonën

La Liga
Kalo në kategori