LAJMI I FUNDIT:

Sabrina Carpenter zbulon këngën që u frymëzua nga thyerja e saj më e madhe e zemrës

Sabrina Carpenter zbulon këngën që u frymëzua nga thyerja e saj më e madhe e zemrës

Sabrina Carpenter ka zbuluar se kënga e saj “Emails I Can’t Send” është frymëzuar nga ndarja më e dhimbshme që ka përjetuar deri më tani.

Në një intervistë për ‘Vogue’, këngëtarja 25-vjeçare pranoi se ky album, i publikuar në korrik 2022, u ndikua nga përvoja e saj e parë e vërtetë me zemërthyerjen.

“Thyerja ime më e madhe e zemrës deri më sot. E para e vërtetë. E urrej ta them këtë, sepse nuk dua që ish-ët e mi të ndihen keq, por nuk kisha ndier ndonjëherë një dhimbje të tillë”, u shpreh ajo.


Foto: Screenshot

Sabrina, e cila ka qenë në lidhje me Joshua Bassett, Shawn Mendes dhe Barry Keoghan, sqaroi se kënga nuk ka të bëjë me Barry, pasi ata filluan të takoheshin vetëm në vitin 2023.

Duke reflektuar mbi rrugëtimin e saj artistik, ajo tregoi se ‘Short n’ Sweet’, albumi i saj i fundit, përfaqëson më saktë atë që është sot.

“Në kët album, jam absolutisht unë. Nuk ka alter ego, thjesht një version i theksuar i vetes sime”, tha ajo për ‘Vogue’.

Sabrina pranoi se publikimi i albumit e kishte bërë nervoze, por theksoi se ishte frymëzuar nga figura të forta dhe hiperfemërore të së kaluarës.

“Më frymëzuan gratë që ndiheshin të fuqishme dhe hiperfemërore. Doja të thosha gjithçka që më vinte në mendje, pa asnjë filtër”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj darkojnë me Richard Grenell në Gjermani

Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj darkojnë me Richard Grenell në Gjermani

Magazina
Katër banorë të rinj do të futen sonte në Big Brother VIP Albania 4

Katër banorë të rinj do të futen sonte në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti flet më në fund për Diellën 'misterioze' para publikut: Ajo vajzë më ka mbajtur me bukë, ndihem në borxh me të

Gjesti flet më në fund për Diellën 'misterioze' para publikut: Ajo vajzë më ka mbajtur me bukë, ndihem në borxh me të

Magazina
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi

Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi

Magazina
Driloni bën publike bisedat me nënën e tij ku flasin për Gjestin: Votoje sepse krejt kanë dalë kundër tij siç ishin kundër teje, edhe ai duhet të fitojë

Driloni bën publike bisedat me nënën e tij ku flasin për Gjestin: Votoje sepse krejt kanë dalë kundër tij siç ishin kundër teje, edhe ai duhet të fitojë

Magazina
Nis ndryshe spektakli i Big Brother Vip Albania, në vigjilje të 17 Shkurtit Leonora Jakupi sjell

Nis ndryshe spektakli i Big Brother Vip Albania, në vigjilje të 17 Shkurtit Leonora Jakupi sjell "A Vritet Pafajësia"

Magazina
Kalo në kategori