LAJMI I FUNDIT:

Ukraina do të marrë pjesë në negociata, thotë zëdhënësi i Kremlinit

Ukraina do të marrë pjesë në negociata, thotë zëdhënësi i Kremlinit

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se Ukraina “natyrisht që në një mënyrë ose në një tjetër do të marrë pjesë në negociata”.

“Do të ketë një pistë dypalëshe ruso-amerikane të atij dialogu dhe një pistë që do të lidhet me përfshirjen e Ukrainës”, citohet të ketë thënë Peskov.

Por do të ketë një kanal të veçantë SHBA-Rusi, tha ai në komentet e transmetuara nga agjencia shtetërore e lajmeve TASS.


Një tjetër agjenci, Interfax, citoi Peskov të ketë thënë se përgatitja për një takim midis dy krerëve mund të zgjasë deri në disa muaj.

Por të dyja palët pajtohen se kryeqyteti saudit i Riadit është një vend i përshtatshëm, shtoi ai.

Deklarata e tij vjen pasi presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje paqeje të arritur midis SHBA-së dhe Rusisë në mungesë të Ukrianës.

Duke folur para gazetarëve për telefonatën e tij me Donald Trump – e cila erdhi pas asaj të presidentit amerikan me Vladimir Putinin – ai tha se vendi duhej të ishte në tryezën e bisedimeve.

Ai tha se nuk diskutoi anëtarësimin në NATO në telefonatën me Trump, por e di se SHBA nuk dëshiron që Ukraina të bashkohet me aleancën e mbrojtjes.

“Sot është e rëndësishme që gjithçka të mos shkojë sipas planit të Putinit, në të cilin ai dëshiron të bëjë gjithçka për t’i bërë negociatat e tij dypalëshe [me SHBA]”, tha udhëheqësi ukrainas.

Trump shpreson se do të arrihet një marrëveshje paqeje, por ai duket se i ka dhënë lëshime Putinit para se të fillojnë bisedimet, shkruan Sky News.

Presidenti amerikan tha mbrëmë se ishte “jopraktike” që Ukraina të anëtarësohej në NATO dhe se nuk kishte gjasa të kthente të gjithë tokën e saj të pushtuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Amerika
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Botë
Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Botë
NATO teston aftësinë e saj

NATO teston aftësinë e saj "për t'u vendosur me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore" - pa ndihmën e SHBA-së

Botë
Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Evropa
Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Turqia
Kalo në kategori