LAJMI I FUNDIT:

X i Elon Musk do t’i paguajë Trumpit 10 milionë dollarë kompensim pasi pezulloi llogaritë e tij

X i Elon Musk do t’i paguajë Trumpit 10 milionë dollarë kompensim pasi pezulloi llogaritë e tij

X i Elon Musk ka rënë dakord t’i paguajë Donald Trumpit rreth 10 milion dollarë pasi pezulloi llogaritë e tij pas trazirave të Kapitolit në 2021.

Bëhet e ditur se pagesa vjen pas një marrëveshjeje prej 25 milionë dollarësh që avokatët e presidentit amerikan arritën me Meta Platforms – pronarin e Facebook dhe Instagram – muajin e kaluar.

Trump paditi platformat së bashku me pronarin e Google, Alphabet, si dhe shefat ekzekutivë të tyre, në San Francisko, për atë që ai pretendoi se ishte heshtja e paligjshme e opinioneve konservatore, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.


Twitter kishte përmendur edhe rrezikun që Trump të nxiste dhunë të mëtejshme në lidhje me përpjekjet e tij për të qëndruar në Shtëpinë e Bardhë pas humbjes ndaj ish-presidentit Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2020, si arsye për pezullimin e llogarisë së tij.

Ndërsa Musk, i cili bleu Twitter në vitin 2022 dhe e quajti atë X, është bërë një mbështetës i Trump, duke dhënë 250 milionë dollarë për fushatën e tij zgjedhore të 2024-ës.

Ndryshe, avokatët pritet të ndjekin një marrëveshje të ngjashme me Alphabet, e cila e ndaloi Trumpin nga YouTube pas trazirave të Kapitolit. /Telegrafi/