LAJMI I FUNDIT:

Shefi i Pentagonit thotë se SHBA nuk do të vendosë trupat e saj – si pjesë e ndonjë misioni paqeruajtës – në Ukrainë

Shefi i Pentagonit thotë se SHBA nuk do të vendosë trupat e saj – si pjesë e ndonjë misioni paqeruajtës – në Ukrainë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka thënë se një mision i mundshëm paqeruajtës që mund të vendoset në Ukrainë si pjesë e garancive të sigurisë nuk do të përfshijë trupat amerikane.

Ai e deklaroi këtë në fillim të takimit të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në Bruksel, raporton Ukrinform, përcjell Telegrafi.

“Çdo garanci sigurie duhet të mbështetet nga trupa të afta evropiane dhe jo-evropiane. Nëse këto trupa dislokohen si paqeruajtës në Ukrainë në çdo moment, ato duhet të dislokohen si pjesë e një misioni jo-NATO dhe nuk duhet të mbulohen nga neni 5”, tha shefi i Pentagonit.


Ai shtoi: “Nuk do të ketë trupa amerikane të dislokuara në Ukrainë”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014
Lexo po ashtu Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Në të njëjtën kohë, Hegseth theksoi se kthimi në kufijtë e Ukrainës para vitit 2014 është një “objektiv jorealist”, duke shtuar se “ndjekja e këtij qëllimi iluzion vetëm do të zgjasë luftën dhe do të shkaktojë më shumë vuajtje”.

“Një paqe e qëndrueshme për Ukrainën duhet të përfshijë garanci të forta sigurie për të siguruar që lufta të mos fillojë më. Ky nuk duhet të jetë Minsk 3.0”, tha Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së.

Siç është raportuar, një takim i Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës po zhvillohet në Bruksel. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Botë
Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Botë
Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje

Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje

Botë
BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

Botë
Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë

Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë "menjëherë"

Botë
Kalo në kategori