LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 2° partlycloudy_night

Rama: Kuzhina qendrore do të zgjerojë menynë e saj duke ofruar mundësi edhe për sektorin privat

Rama: Kuzhina qendrore do të zgjerojë menynë e saj duke ofruar mundësi edhe për sektorin privat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se mëngjesin e sotëm e ka nisur me plane të reja për Ku’zinën qendrore dhe avancimin e programit për ushqyerjen e shëndetshme.

Rama thotë se investime në këtë kuzhinë janë të dukshme, transmeton Telegrafi.

“Ku’zina qendrore mbulon grupet më të ndjeshme të shoqërisë sonë, duke përfshirë fëmijët e Komunës së Prishtinës përmes programit të mësimit gjithëditor dhe deri tek shtëpitë e të moshuarve. Investimet e Komunës në këtë kuzhinë janë të dukshme, dhe sot menyja e ushqimit përgatitet sipas rekomandimeve të nutricistëve, duke siguruar një dietë të shëndetshme dhe të balancuar për të gjithë”, shkruan Rama.


Ai ka pohuar se “përkushtimi ynë për kuzhinën qendrore po rritet, duke përfshirë edhe bashkëpunimin me fermerët dhe sektorin privat”.

“Fermerët do të furnizojnë kuzhinën me produkte bio të vendit, të cilat subvencionen nga Komunës së Prishtinës, duke krijuar kështu një ekonomi qarkore”, shtoi tutje ai.

Gjithashtu, ai ka pohuar se si pjesë e zhvillimit të ku’zinës, do të krijohet një treg i gjelbër, i destinuar për fermerët e Kryeqytetit, duke ofruar mundësi për ta që të shesin produktet e tyre të freskëta dhe bio direkt tek qytetarët.

“Me këtë, kuzhina do të zgjerojë menynë e saj, duke ofruar mundësi edhe për sektorin privat dhe çdo person që dëshiron të konsumojë ushqime të freskëta, të prodhuara nga fermerët tanë. Gjithashtu, një hapësirë e madhe do të dedikohet për organizimin e festivaleve stinore, të hapura për qytetarët, ku ata do të mund të shijojnë ushqime të freskëta dhe të gëzojnë aktivitete të ndryshme që promovojnë jetesën e shëndetshme dhe bashkëveprimin komunitar”, ka përfunduar ai./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Numërohen 99.68 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.68 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Loredana u zhgënjye dhe hoqi dorë nga ai pas informacioneve nga jashtë, Jozi reagon për herë të parë me një dedikim

Loredana u zhgënjye dhe hoqi dorë nga ai pas informacioneve nga jashtë, Jozi reagon për herë të parë me një dedikim

Magazina
Xheneta reagon për herë të parë pas fjalëve të Gjestit në spektaklin e së martës BBVA, teksa bën edhe një paralajmëriim

Xheneta reagon për herë të parë pas fjalëve të Gjestit në spektaklin e së martës BBVA, teksa bën edhe një paralajmëriim

Magazina
​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

Kronika e Zezë
Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Politikë
Kalo në kategori