LAJMI I FUNDIT:

Trump thotë se “autoriteti i SHBA-së” do ta marrë Gazën

Trump thotë se “autoriteti i SHBA-së” do ta marrë Gazën

Presidenti amerikan, Donald Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se beson që Shtetet e Bashkuara “do ta kenë Gazën”, duke përmendur “autoritetin amerikan”.

“Do ta kemi, do ta mbajmë dhe do të sigurohemi që të ketë paqe, që të mos ketë asnjë problem, askush nuk do ta vërë në dyshim dhe ne do ta menaxhojmë atë në mënyrën më të duhur”, tha sot lideri amerikan gjatë një takimi me Mbretin Abdullah II të Jordanisë.

Presidenti tha se do të dëshironte që Gaza të zhvillohej në një zonë fitimprurëse me resorte dhe ndërtesa zyrash, shkruan cnn.


I pyetur nga gazetarët në Zyrën Ovale se çfarë do t’i lejonte Shteteve të Bashkuara të merrnin kontrollin e territorit sovran të Gazës, Trump u përgjigj se “nën autoritetin amerikan.”

Gjithashtu, të martën, Trump hodhi poshtë idenë se SHBA-ja mund ta blinte këtë tokë.

“Nuk do të na duhet të blejmë … do ta kemi Gazën, nuk kemi nevojë të blejmë, nuk ka asgjë për të blerë”, tha ai.

“Është një zonë e shkatërruar nga lufta. Do ta marrim, do ta mbajmë, do ta vlerësojmë, do ta zhvillojmë, dhe në fund shumë vende pune do të krijohen për njerëzit në Lindjen e Mesme. Do të jetë për njerëzit në Lindjen e Mesme, por mendoj se mund të bëhet një diamant”, shtoi 78-vjeçari.

Ndryshe, mbreti jordanez beson me gjithë zemër se “pavarësisht të gjitha sfidave që kemi në Lindjen e Mesme, se më në fund shoh dikë që mund të na çojë drejt fundit për të sjellë stabilitet, paqe dhe mirëqenie për të gjithë ne në rajon”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një

'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një "straight" mund të dojë një burrë tjetër

Botë
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Kalo në kategori