LAJMI I FUNDIT:

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve – gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve – gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Gara e Ligës së Kampionëve vazhdon sonte me ndeshjet play-off për një vend në 1/8 e finales, ndërsa ndeshja e parë e mbrëmjes do të luhet mes rivalëve francezë, Brest dhe Paris Saint Germain. 

Ajo që është interesante është se ndeshja do të luhet në stadiumin e klubit të divizionit të dytë Guingamp, pasi stadiumi i Brestit nuk i plotëson kriteret e UEFA-s. 

Por shumë janë të befasuar në mënyrë të pakëndshme nga gjendja e fushës në stadiumin e Guingamp. 


Në rrjetet sociale u postuan pamje që tregojnë gjendjen e terrenit pak orë para ndeshjes, me shumë gropa dhe zona pa bar. 

Sigurisht që futbollistët nuk do të jenë të kënaqur me gjendjen e fushës kur të futen në të, por ndeshja do të luhet në këtë fushë. 

Kujtojmë se Brest ishte surpriza më e këndshme e garës dhe në krye të tabelës për një kohë të gjatë fazës së ligës së Ligës së Kampionëve, dhe më pas ra në vendin e 18-të me tre humbje, por përfundimisht kaloi në play-off me 13 pikë të fituara. 

PSG kishte të njëjtin numër pikësh, por zuri vendin e 15-të dhe në fund u shortua me Brestin, një rival nga Ligue 1. 

Ndeshja mes Brestit dhe PSG-së fillon në orën 18:45, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas tetë ditësh në Parc des Princes të Parisit. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori