LAJMI I FUNDIT:

Numërohen 97.71 për qind e votave, LVV prin me 40.94 për qind

Numërohen 97.71 për qind e votave, LVV prin me 40.94 për qind

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar përditësimin e të dhënave sa i përket rezultatit të partive politike në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Deri më tani janë numëruar 97.71 për qind e votave.

Nga këto të dhëna Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 40.94 për qind të votave, PDK 22.11 % , LDK 17.67 %,  AAK 7.44 %, Lista Serbe 4.33 dhe Koalicioni për Familjen 2.27.


Por, për të pasur shumicën në Kuvend, një partie i duhen së paku 61 deputetë nga 120 sa ka ky institucion gjithsej.

Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë ishin të parat të rregullta që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

Pjesëmarrja e qytetarëve në to ishte pak mbi 40 për qind.

Bashkimi Evropian e mirëpriti organizimin e zgjedhjeve në, siç tha, atmosferë të qetë.