LAJMI I FUNDIT:

Edhe dy orë në mbyllje të vendvotimeve, subjektet politike bëjnë thirrje që qytetarët të dalin masivisht

Edhe dy orë në mbyllje të vendvotimeve, subjektet politike bëjnë thirrje që qytetarët të dalin masivisht
Foto: Ridvan Slivova

Kanë mbetur dhe dy orë në mbyllje të vendvotimeve për zgjedhjet parlamentare.

Derisa qytetarët po vazhdojnë me dalje në votime, subjektet politike kanë bërë thirrje që daljet të jenë masive, transmeton Telegrafi.

Lëvizja Vetëvendosje më herët ka bërë thirrje që qytetarët të dalin në votime, pasi siç thuhej në njoftim, vota është fuqi.


“Të dashur qytetarë, Ju ftojmë që të shkoni pranë vendvotimeve tuaja me familjen e me miqtë për të votuar. Kanë mbetur dhe 4 orë ndaj mos e le për më vonë. Vota është fuqia juaj për forcimin e shtetit”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Ndërsa, zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka inkurajuar qytetarët që nuk kanë votuar ende ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre.

Stavileci, në një konferencë për media, ka thënë se vota e secilit është forca e shpresës dhe garancia për një Kosovë më të fortë, më të zhvilluar dhe më të drejtë.

“Secila votë është një hap përpara drejt një të ardhmeje më të ndritur, drejt një shteti që kujdeset për qytetarët, për rininë, për ekonominë dhe për mirëqenien e secilit prej nesh. Ka mbetur edhe pak kohë, andaj, nëse nuk keni votuar ende, bëjeni tani! Mos e lini për më vonë, mos e lini për dikë tjetër – sot është dita kur secili prej nesh ka fuqinë të vendosë për drejtimin e Kosovës në vitet që vijnë. Dilni, votoni dhe bëhuni pjesë e festës! Një Kosovë më e zhvilluar është e mundshme dhe ajo po fillon sot, me votën tuaj!”, ka thënë ai.

Thirrje për të dalë në votime ka bërë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Kosova edhe një herë po e jep provimin e vet të demokracisë. Jam shumë i lumtur që votimet e deritashme kanë kaluar pa asnjë incident serioz dhe në një frymë tolerante e krejtësisht demokratike. Meritat më të mëdha për këtë mbarëvajtje i kanë vajzat dhe djemtë që janë marrë me organizimin e zgjedhjeve, shtabet e të gjitha partive politike dhe organet ligjzbatuese”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka shkruar në profilin e tij në Facebook se “Meqenëse kanë mbetur edhe pak orë deri në mbylljen e kutive, ju që akoma nuk keni votuar, ju ftoj që ta shfrytëzoni të drejtën tuaj dhe të votoni. Vetëm me votë mund të bëheni pjesë e vendimmarrjes e t’i zgjidhni përfaqësuesit tuaj në Parlament e në Qeveri”.

“Vota juaj është veprimi më i madh që mund ta bëni sot për vendin tuaj”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Politikë
Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori