LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Mickoski vetëm për një reklamë në Facebook, ka paguar 600 euro

LSDM: Mickoski vetëm për një reklamë në Facebook, ka paguar 600 euro

Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili publikisht thotë se nuk i ka provuar qershitë, shpenzon mijëra euro në muaj për reklama në Facebook, thonë nga opozitarja LSDM.

Ata shtojnë se kryeministri nuk brengoset për qytetarët dhe standardin e tyre të jetesës, por harxhon para në luks dhe për interesa personale.

Reagimi i plotë:


“Përderisa njerëzit mezi ia dalin me bukën e gojës për shkak të rritjes së madhe të çmimeve, ndërsa nuk ka para për pagë minimale më të lartë dhe ndërsa njerëzit po vdesin sepse nuk ka ilaçe, Mickoski po hedh mijëra euro për pëlqime. Vetëm një reklamë në profilin e Mickoskit kushton 600 euro, shumë më tepër se paga minimale. Atë që Mickoski i bind qytetarët se u mjafton për një muaj të tërë, ai e shpenzon në Facebook për disa ditë. Çfarë paturpësie, çfarë hipokrizie. Hedhja e mijëra eurove në reklamat në Facebook tregon se kjo qeveri nuk kujdeset për qytetarët e saj. Për Mickoskin është më e rëndësishme të shpenzojë mijëra euro për pëlqime, për të bërë foto dhe video, dhe nuk i intereson qytetarët, le të shqetësohen se si do ta kalojnë muajin”, thonë nga LSDM.

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori