LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi falënderon presidentin e Internacionales Liberale për mbështetjen ndaj PDK-së

Krasniqi falënderon presidentin e Internacionales Liberale për mbështetjen ndaj PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka falënderuar Presidentin e Internacionales Liberale, Karl-Heinz Paque për përkrahjen.

“Faleminderit Presidentit të Internacionales Liberale, Karl-Heinz Paque, për mbështetjen ndaj PDK-së dhe kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Krasniqi.

Ai tutje thotë se kjo është mbështetje e të gjitha partive simotra nga familja e madhe liberal-demokrate, që janë pjesë e ALDE-s, anëtare e së cilës me të drejta të plota është edhe Partia Demokratike e Kosovës.


Ndryshe, presidenti i Internacionales Liberale, Karl-Heinz Paque, ka shprehur mbështetjen për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Paque ka thënë se Kosova mund të bëjë më mirë me PDK-në në krye të Qeverisë.

“PDK ka ambicie dhe vizion për të udhëhequr. Nën lidershipin e saj aktual, PDK është një parti pro-evropiane me aspirata të mëdha për Kosovën.  Si anëtare e ardhshme e BE-së, në Internacionalen Liberale e dimë rëndësinë e BE-së në avancimin e lirive ekonomike dhe politike, për të ndihmuar vendet të zhvillohen dhe të realizojnë objektivat e tyre në vend. Dhe ne jemi krenarë që ta mbështesim Memli Krasniqin në këtë synim. Kosova mundet ma mirë me PDK-në, dhe ju uroj të gjithëve suksese në zgjedhjet e 9 shkurtit”, ka thënë ai, njoftojnë nga PDK-ja. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Lajme
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë

Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë

Politikë
Kalo në kategori