Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami ka thënë se deklaratat e fundit të Petar Petkoviqit, drejtor i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovë” janë një përpjekje e hapur për të ndërhyrë në procesin zgjedhor të Kosovës dhe për të krijuar një narrativë të rreme që synon mobilizimin politik të serbëve përmes frikës dhe manipulimit.
Islami në një postim në Facebook shkruan se pretendimi i tij se “Prishtina ka plasuar lajme të rreme” në lidhje me transportin e serbëve të zhvendosur për të votuar nuk është asgjë tjetër veçse një përpjekje për të shitur.
Lexoni të plotë postimin:
Manipulim politik dhe Trushpëlarje Elektorale – Petkoviqi me deklaratat e tij ndërhyn në Procesin Zgjedhor në Kosovë
Deklaratat e fundit të Petar Petkoviq, drejtorit të ashtuquajturës “Zyrës për Kosovë” janë një përpjekje e hapur për të ndërhyrë në procesin zgjedhor të Kosovës dhe për të krijuar një narrativë të rreme që synon mobilizimin politik të serbëve përmes frikës dhe manipulimit. Kjo është një taktikë e njohur që Beogradi ka përdorur vazhdimisht për të mbajtur nën kontroll komunitetin serb në Kosovë, duke e shfrytëzuar atë si një instrument politik dhe jo si qytetarë me të drejta të plota në një proces demokratik.
Pretendimi i tij se “Prishtina ka plasuar lajme të rreme” në lidhje me transportin e serbëve të zhvendosur për të votuar nuk është asgjë tjetër veçse një përpjekje për të shitur një narrativë viktimizuese, që synon të forcojë ndikimin e Beogradit mbi zgjedhjet në Kosovë. Në vend që të inkurajojë një proces të lirë dhe demokratik, Beogradi po bën përpjekje të drejtpërdrejta për të organizuar dhe diktuar votën e serbëve përmes mekanizmave të tij politikë, duke shkelur parimet bazë të një demokracie të lirë.
Për më tepër, fakti që Beogradi “ka marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar” mbi pjesëmarrjen e serbëve të zhvendosur në votime, tregon se Serbia vazhdon të trajtojë zgjedhjet në Kosovë si një çështje të brendshme të saj dhe jo si një proces sovran brenda një shteti të pavarur. Serbia nuk ka asnjë autoritet mbi zgjedhjet në Kosovë dhe ndërhyrjet e tilla vetëm sa minojnë përpjekjet për një përfaqësim të drejtë të serbëve që jetojnë në Kosovë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBritania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Hidhen mjete piroteknike drejt Kryeministrisë, lëndohen tre punonjës policie
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe
Votojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti