LAJMI I FUNDIT:

Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje

Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje
Foto: Arkiv

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi bëri të ditur se në orën 7:00 të mëngjesit ka filluar votimi në përfaqësitë diplomatike.

Në konferencë për media, Elezi bëri të ditur se janë hapur qendrat e votimit në shtetet evropiane, ndërkaq votimi në përfaqësitë diplomatike në ShBA dhje Kanada do të fillojë në orën 13:00.

“Në orën 13:00 sipas kohës lokale të Kosovës planifikohen të hapet edhe procesi i votimit në ambasadën e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Uashington deri në konsullatën e Nju Jorkut, gjithashtu edhe në ambasadën e Kosovës në Kanada, respektivisht në Otavë, si dhe në konsullatën e Torontës”, tha Elezi.


Ai tha se numri i përgjithshëm i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar është mbi 20 mijë.

“Numri i përgjithshëm i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar në këto 30 përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës është 20 mijë e 324. Sqarojmë se vetëm votuesit e regjistruar në përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë gjatë ditës së sotme, pasi në listën e votuesve e cila është dërguar në përfaqësitë diplomatike janë vetëm emrat e shtetasve që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi.

Pra, në kohën kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit nga 29 gushti deri më 26 dhjetor 2024. Procesi i votimit do të zhvillohet në 43 vendvotime që u përkasin 16 ambasada dhe 14 konsullatave të Republikës së Kosovës, të cilat janë të vendosura në 19 shtete të ndryshme”, shtoi ai.

Votimi në përfaqësi diplomatike ka filluar në orën 07:00 dhe mbyllet në orën 19:00 sipas kohës lokale në secilin vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra

Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Kronika e Zezë
MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar

MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar

Lajme
Diaspora nis votimin nëpër ambasada

Diaspora nis votimin nëpër ambasada

Lajme
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht

Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht

Kronika e Zezë
Kalo në kategori