LAJMI I FUNDIT:

​Kapen narkotikë e para false në Prishtinë, prangosen dy të persona

​Kapen narkotikë e para false në Prishtinë, prangosen dy të persona

Dy persona janë arrestuar sot në Prishtinë për përfshirje në veprat penale blerja posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge dhe falsifikim i parasë.

Arrestimi i R. R. (23) dhe A.S. (24), shtetas kosovarë, vjen pas hetimeve nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik për vepra penale që lidhen me lëndët narkotike.

Policia gjatë kontrollit në banesën e një të dyshuari në Prishtinë, ka gjetur dhe sekuestruar katër qese me kërpudha narkotike me peshë 106.7 gramë, 186 copa ekstazi, pesë qese me substancë MDMA – 17 gramë, katër qese kokainë – 22.1 gramë, katër qese dhe një kavanoz me substancë narkotike-ketamin me peshë 109.2 gramë, një qese me marihuanë – 0.7 gramë, 440 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara, dy peshore elektronike, 700-800 qese të zbrazura që shërbejnë për paketimin e narkotikeve në sasi të vogla.


Personat e arrestuar pas intervistimit me aktvendim nga prokurori janë dërguar në mbajtje.