LAJMI I FUNDIT:

Probleme për Arsenalin – ylli i skuadrës pëson lëndim dhe do mungojë një muaj

Probleme për Arsenalin – ylli i skuadrës pëson lëndim dhe do mungojë një muaj

Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Martinelli, pritet të mbetet jashtë fushave për të paktën një muaj pas lëndimit që pësoi në kuadër të EFL Cup ndaj Newcastle United. 

Raportimet e para bëjnë me dije se kjo është periudha kohore në të cilën ‘Topçinjtë’ do të vuajnë mungesën e 23-vjeçarit. 

Në rast se kjo del të jetë e vërtetë, atëherë Martinelli nuk do të jetë në gjendje të luajë ndaj Leicester City, West Ham, Nottingham Forest, teksa do ishte në dyshim edhe për duelin ndaj Manchester United më 9 mars dhe vizitën tek Chelsea një javë më vonë. 


Raundi i 1/16-ave në Ligën e Kampionëve po ashtu do të luhet në atë periudhë dhe Arsenali tashmë ka siguruar kualifikimin në atë fazë. 

Humbja e një lojtari kaq të rëndësishëm, veçanërisht në fazën ofanzive aty ku Mikel Arteta tashmë po ka probleme, ka ardhur si një goditje e rëndë për spanjollin. 

Martinelli u detyrua të largohej nga loja në minutën e 37-të pasi ndjeu një shqetësim në muskujt hamstring dhe u zëvendësua eventualisht nga Ethan Nwaneri. 

Lojtari të cilin Arteta e solli personalisht tek Arsenali po kërkon largimin gjatë verës
Lexo po ashtu Lojtari të cilin Arteta e solli personalisht tek Arsenali po kërkon largimin gjatë verës

Reprezentuesi brazilian kështu i është bashkuar një liste të gjatë lëndimesh tek Arsenali, me Gabriel Jesus që ka pësuar këputje të ligamentit ACL dhe me Bukayo Saka që nuk pritet të luajë deri në mars. 

Martinelli ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar tri asistime në 35 ndeshje këtë sezon dhe kishte mbuluar mungesën e Sakas në krahun e djathtë në javët e fundit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Guardiola e thotë publikisht se i ka humbur besimi te ylli i Man Cityt

Premier League
Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

Ancelotti për arsyet e zemërimit të Modric ndaj Vinicius: Ky është problemi

La Liga
Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?

Premier League
Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

Vinicius Jr refuzon ofertën e Real Madridit për rinovimin e kontratës

La Liga
Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Chelsea planifikon transferim të 'çmendur' nga Liverpooli në afatin kalimtar veror

Premier League
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori