Presidenti amerikan, Donald Trump ka ngrirë miliarda dollarë që ishin paraparë të shkojnë në mbarë botën në formë ndihme, duke përfshirë mbi 268 milionë dollarë (258,4 milionë euro) të ndarë prej Kongresit amerikan për të mbështetur median e pavarur dhe rrjedhën e lirë të informacionit.
Reporterët pa Kufij (RSF) e kanë dënuar këtë vendim, i cili ka zhytur OJQ-të, mediat dhe gazetarët që kryejnë punë jetike në një pasiguri kaotike.
RSF-ja u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare publike dhe private të angazhohen për qëndrueshmërinë e medias së pavarur.
Që kur presidenti i ri amerikan njoftoi ngrirjen e ndihmës së huaj të SHBA-së, USAID (Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar) ka qenë në krizë: faqja e saj e internetit është e paarritshme, llogaria e saj në X është pezulluar, selia e agjencisë është mbyllur dhe punonjësit janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi.
Elon Musk, të cilin lideri amerikan e zgjodhi për të drejtuar Departamentin Gati-Zyrtar të Efiçiencës Qeveritare, e quajti USAID një “organizatë kriminale” dhe deklaroi se “po e mbyllim atë”.
Më vonë atë ditë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio njoftoi se ishte emëruar drejtor i përkohshëm i agjencisë, duke sugjeruar se operacionet e saj po zhvendoseshin në Departamentin e Shtetit.
Pothuajse menjëherë pas hyrjes në fuqi të ngrirjes së fondeve, organizatat e gazetarëve në mbarë botën që marrin ndihma amerikane filluan të kontaktojnë RSF, duke shprehur konfuzion, kaos dhe pasiguri.
Organizatat e prekura përfshijnë OJQ të mëdha ndërkombëtare që mbështesin median e pavarur, si Fondi Ndërkombëtar për Median në Interes Publik, si dhe media më të vogla individuale që u shërbejnë audiencave që jetojnë nën kushte represive në vende si Irani dhe Rusia.
“Ngrirja e fondeve të ndihmës amerikane po përhap kaos në mbarë botën, përfshirë gazetarinë. Programet e ngrira ofrojnë mbështetje jetike për projekte që forcojnë median, transparencën dhe demokracinë. Presidenti Trump e justifikoi këtë urdhër duke akuzuar – pa prova – një të ashtuquajtur ‘industri të ndihmës së huaj’ si të papërputhshme me interesat e SHBA-së. Ironia tragjike është se kjo masë do të krijojë një vakum që u shërben propagandistëve dhe shteteve autoritare. Reporterët pa Kufij (RSF) u bëjnë thirrje donatorëve ndërkombëtarë publikë dhe privatë të angazhohen për qëndrueshmërinë e medias së pavarur”, tha Drejtori i Ekzekutiv për SHBA i Reporterëve pa Kufij, Clayton Weimers.
Programet e USAID mbështesin median e pavarur në më shumë se 30 vende, por është e vështirë të vlerësohet plotësisht dëmi i shkaktuar ndaj medias globale. Shumë organizata hezitojnë të tërheqin vëmendjen nga frika e humbjes së financimit afatgjatë ose e përballjes me sulme politike.
Sipas një dokumenti informues të USAID, i cili tani është fshirë nga interneti, në vitin 2023 agjencia financoi trajnime dhe mbështetje për 6200 gazetarë, ndihmoi 707 media jo-shtetërore dhe mbështeti 279 organizata të shoqërisë civile në sektorin e medias, të përkushtuara për forcimin e pavarësisë së tyre.
Ndryshe, ndërprerja e fondeve mund të ndikojë më së shumti tek mediat ukrainase – nëntë nga dhjetë prej tyre marrin ndihma ndërkombëtare ndërsa USAID-i është donatori kryesor. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAsteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
Rusët pretendojnë se Ukraina ka nisur një ofensivë të re në Kursk
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
Kellogg: Aktualisht jemi vetëm në nivelin e tretë nga dhjetë të sanksioneve ndaj Rusisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër