LAJMI I FUNDIT:

Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse

Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse

Në një përpjekje për të qëndruar në top formë, futbollistët përdorin një sërë idesh që i zbatojnë edhe jashtë fushës stërvitore. Një nga këto është gjumi me shirit ngjitës mbi gojë, një metodë e përdorur edhe nga Erling Haaland.

Prej disa kohësh një trend viral po përfshin Ligën Premier. Shiriti ngjitës mbi gojë detyron frymëmarrjen përmes hundës gjatë gjumit dhe ndikon në aftësinë fizike të lojtarit.

Shiriti mbi gojën e Haaland ndihmon në ngadalësimin e frymëmarrjes së tij, parandalimin e tharjes së fytit dhe zvogëlimin e numrit të grimcave të padëshiruara që hyjnë në trupin e tij. Përveç kësaj, trupi zhvillon zakonin e frymëmarrjes përmes hundës, gjë që ndikon pozitivisht në qarkullimin e gjakut dhe muskujt gjatë sportit, ka shkruar AS.


Ekspertët kanë paralajmëruar më parë për këtë trend dhe disa mjekë e kanë quajtur më të rrezikshmin që kanë dëgjuar kohët e fundit. Apnea, rreziku i mbytjes në rast të kongjestionit të hundës dhe mundësia e mbytjes nëse ndodhin të vjella janë disa nga rreziqet.

Duke u shfaqur në podkastin e Logan Paul, sulmuesi norvegjez pranoi se përdor të gjitha truket për t’u përgatitur plotësisht.

Liga Premier me ndryshim kontrovers të rregullave pas incidentit mes Lewis-Skelly dhe Haaland
Lexo po ashtu Liga Premier me ndryshim kontrovers të rregullave pas incidentit mes Lewis-Skelly dhe Haaland

“Lëvizja, stërvitja, biomekanika, bëj gjithçka që trupi të funksionojë në mënyrë optimale. Gjumi është gjëja më e rëndësishme”, deklaroi ai, duke i thënë Paulit të mbyllte gojën gjatë gjumit: “Provo ta bësh. Pse jo? Ose ndërsa je duke u stërvitur. Do të jetë pak më e vështirë për ty”, ka thënë norvegjezi.

Por, një doktor ka parashikuar rrezikun për këtë veprim: “Nëse hunda është e zënë (përshëndetje, alergji) ose keni probleme si një septum i devijuar, mbyllja e gojës mund të çojë në probleme serioze. Imagjinoni të zgjoheni në mes të natës dhe të mos merrni frymë. Nuk është pikërisht gjumi i bukurisë që shpresonit”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse

Fjetja me gojën e mbyllur është virale tashmë: Haaland shpjegoi pse

Premier League
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Kalo në kategori