LAJMI I FUNDIT:

BDI: Emërimi i Naumoskit drejtor në Podgorc të Strugës, provokim i hapur ndaj shqiptarëve

BDI: Emërimi i Naumoskit drejtor në Podgorc të Strugës, provokim i hapur ndaj shqiptarëve

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj emërimit të Goran Naumoskit si drejtor në shkollën fillore në Podgorc.

Nga BDI thonë se ky veprim është provokim i hapur ndaj banorëve shqiptarë, pasi Naumoski njihet për qëndrimet e tij nacionaliste dhe retorikën përjashtuese ndaj shqiptarëve.

Reagimi i plotë:


Emërimi i Goran Naumoskit drejtor në Podgorc të Strugës, provokim i hapur ndaj banorëve shqiptarë
Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër vendimin e Ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, për emërimin e Goran Naumoskit si drejtor të shkollës fillore në Podgorc.
Ky vendim është një provokim i hapur ndaj banorëve shqiptarë të fshatit dhe një përpjekje për të testuar durimin dhe ndjeshmëritë e qytetarëve, duke krijuar tensione artificiale në një komunitet që aq shumë është privuar në të kaluarën.
Emërimi i një personi të njohur për qëndrimet e tij nacionaliste dhe për retorikën e tij përjashtuese është një mesazh i qartë se kjo qeveri nuk e respekton vullnetin e qytetarëve dhe është e gatshme të përdorë arsimin si mjet për kalkulime politike.
Shkollat duhet të jenë hapësira të dijes, zhvillimit dhe barazisë, jo instrumente për të nënçmuar një komunitet dhe për të krijuar ndasi të reja.
Vendimet e këtij lloji janë dëshmi e qartë e një qasjeje që nuk ka për synim përmirësimin e cilësisë së arsimit, por krijimin e krizave të panevojshme.
BDI i bën thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të tërheqë menjëherë këtë vendim provokues dhe të ndalojë praktikat e imponimeve politike mbi komunitetet që e kanë bërë të qartë refuzimin e tyre.
Shqiptarët nuk do të bien pre e lojërave politike që synojnë të nxisin pakënaqësi dhe tensione.
Kërkojmë një arsim cilësor dhe të drejtë, ku drejtimi i shkollave reflekton vullnetin e qytetarëve dhe jo axhenda të fshehura politike.

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Haradinaj: Draftin e Asociacionit do ta dërgojmë në Kushtetuese, s'ka më përkëdhelje nga ShBA-ja

Haradinaj: Draftin e Asociacionit do ta dërgojmë në Kushtetuese, s'ka më përkëdhelje nga ShBA-ja

Lajme
Kalo në kategori