LAJMI I FUNDIT:

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Ministria e Financave zotohet t’ua kthej paratë kompanive

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Ministria e Financave zotohet t’ua kthej paratë kompanive

Ministria e Financave do të veprojë mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese pas publikimit të saj në “Gazetën zyrtare” dhe do t’i servisojë detyrimet e krijuara nga Buxheti.

Nga Ministria e Financave thonë se nuk do të komentojnë vendime gjyqësore, pasi Gjykata Kushtetuese sot vendosi të anulojë Ligjin për tatimin e solidaritetit që do të thotë se shteti do t’ua kthejë rreth 49.2 milionë euro afro 156 kompanive.

“Ministria e Financave nuk do të komentojë vendimet gjyqësore, përfshirë edhe atë të marrë sot nga Gjykata Kushtetuese. Konform kompetencave si Ministri e Financave do të veprojmë sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese pas publikimit në Gazetën zyrtare dhe do të servisojmë detyrimet e krijuara nga Buxheti”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Financave.


Tatimi i solidaritetit ishte vendosur si i njëfishtë, dhënie publike e jashtëzakonshme për vitin 2023. Këtë tatim e kanë paguar kompanitë të cilat në vitin 2022 kanë realizuar të ardhura të përgjithshme më të mëdha se 615 milionë denarë (rreth 10 milionë euro). Qëllimi ishte të mblidhen mjete për zbutjen e pasojave nga kriza dhe të kontribuohet për shpenzimet publike në mënyrë solidare.

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi Ligjin për tatimin e solidaritetit
Lexo po ashtu Gjykata Kushtetuese shfuqizoi Ligjin për tatimin e solidaritetit

Gjykata në nëntor të vitit të kaluar, shprehu dyshim se Ligji i kontestuar shkel vlerën themelore të sundimit të ligjit të rregulluar me nenin 8 paragrafi 1 alinea 3 e Kushtetutës dhe parimet themelore mbi të cilat bazohet, siç është siguria juridike e subjekteve në pozitën e tyre juridike, parashikueshmëria juridike dhe siguria juridike në pritjet legjitime të subjekteve në drejtësi.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski në konferencën për media pas seancës së sotme sqaroi se kompanitë tani kanë të drejtë që në afat prej pesë vitesh, nëse konsiderojnë se u janë shkelur të drejtat me atë ligj, të kërkojnë nga organi kompetent që t’i anulojë vendimet me të cilat janë shkelur të drejtat e tyre.

“Që shteti të mund të vendosë taksa sa herë që e ndjen të nevojshme. Këtë herë ka të bëjë me solidaritetin, nesër do të jetë për diçka tjetër. Jo, rëndësia e shkeljes dhe sidomos efektit retroaktiv ka qenë vendimtar që vendimi të anulohet”, ka thënë Kostadinovski.

Parashtrues të nismave janë Finmak SHPK, Shkup, Oda Ekonomike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, DTU ETMT ENERGJI SHPKNJP Shkup, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore Shkup dhe Shoqata për Konsultime Lanski, Ganzger, Zeqiri + Partner SHPK.

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Haradinaj: Draftin e Asociacionit do ta dërgojmë në Kushtetuese, s'ka më përkëdhelje nga ShBA-ja

Haradinaj: Draftin e Asociacionit do ta dërgojmë në Kushtetuese, s'ka më përkëdhelje nga ShBA-ja

Lajme
Kalo në kategori