LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi Ligjin për tatimin e solidaritetit

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi Ligjin për tatimin e solidaritetit

Gjykata Kushtetuese ka dhënë sot vendimin përfundimtar për çështjen që kundërshton Ligjin për tatimin e solidaritetit. Kryetari i Gjykatës, Darko Kostadinovski, informoi se në seancën e sotme, me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta anulojë ligjin.

Kostadinovski tha se Gjykata Kushtetuese kur vlerëson nëse do të shfuqizojë apo anulojë një ligj, gjithmonë niset nga disa kritere, një prej të cilave është ashpërsia e shkeljes kushtetuese të kryer nga një ligj i caktuar.

“Të tilla janë pasojat juridike, kur shfuqizojmë një ligj, pasojat juridike që ai ka krijuar anulohen, sikur të mos kenë ekzistuar kurrë”, tha Kostadinovski në një konferencë për media.


Kushdo që mendon se i janë shkelur të drejtat me këtë ligj, ka të drejtë të kërkojë anulimin e vendimeve të organit kompetent që i janë shkelur të drejtat, brenda pesë viteve nga publikimi i vendimit në Gazetën Zyrtare.

Taksa e solidaritetit u prezantua si një taksë publike e jashtëzakonshme, e njëhershme për vitin 2023. Këtë taksë e kanë paguar kompanitë që në vitin 2022 kanë realizuar të ardhura totale prej më shumë se 615 milionë denarë (rreth 10 milionë euro)./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Lajme
Vendet e Ballkanit, thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit

Vendet e Ballkanit, thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Kalo në kategori