Personi i armatosur që vrau 10 persona nga të shtënat masive në Suedi duket se ka qëlluar veten, ka thënë policia.
Sulmi në një qendër arsimore për të rritur të martën u përshkrua nga kryeministri i vendit, si të shtënat masive më të këqija në historinë e Suedisë.
Në një përditësim të mërkurën, policia tha se autori duket se ka qëlluar veten dhe shtoi se ata janë ende të paqartë mbi motivin, transmeton Telegrafi.
Kreu i policisë lokale, Roberto Eid Forest, tha se ambientet e mëdha të shkollës nënkuptonin se u desh një kohë e gjatë që oficerët të kontrollonin kampusin dhe të siguroheshin se nuk kishte më viktima.
Policia dëgjoi të shtëna armësh kur mbërritën dhe fillimisht menduan se po qëlloheshin, shtoi ai.
Të shtënat filluan rreth mesditës sipas kohës lokale në kampusin Risbergska në qytetin e Orebro, rreth 200 kilometra në perëndim të kryeqytetit, Stokholm.
Sulmi ndodhi pasi shumë nxënës kishin shkuar në shtëpi pas një provimi kombëtar. E pjesa tjetër ishte strehuar në ndërtesat aty pranë dhe pjesë të tjera të kampusit u evakuuan.
Zyrtarët thanë se tre gra dhe dy burra, të gjithë me plagë me armë zjarri, iu nënshtruan një operacioni në spital.
Të gjithë ishin në gjendje të rëndë, por situata ndryshoi pas intervenimit të mjekëve. Një tjetër grua u trajtua për lëndime të lehta.
Të gjitha viktimat ishin mbi 18 vjeç, thanë zyrtarët. Policia tha më parë se numri i të vrarëve mund të rritet.
Ata thanë se nuk ka pasur paralajmërime paraprake dhe besojnë se autori ka vepruar i vetëm. Nuk treguan nëse burri ishte nxënës në shkollë. /Telegrafi/
Footage shows the moment students sheltered under tables amid the shooting pic.twitter.com/tjnWP9vFV6
— Sky News (@SkyNews) February 4, 2025
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës
Vuçiq priti ish-guvernatorin e Illinoisit - Blagojevich ishte liruar nga burgu pasi e fali Trumpi
SHBA po harton plane për tërheqjen e të gjitha trupave amerikane nga Siria
Qindra gra përdhunohen dhe më pas digjen të gjalla pasi grupi rebel hyri në një burg të Kongos
Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'
Sa realist është plani i Trumpit për Rripin e Gazës?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?