LAJMI I FUNDIT:

“Politika për barazi, jo paga për riprodhim”, aksion simbolik me tym të kuq para Kuvendit të Kosovës

“Politika për barazi, jo paga për riprodhim”, aksion simbolik me tym të kuq para Kuvendit të Kosovës

Nën moton “Politika për barazi, jo paga për riprodhim” Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA bashkë me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) dhe Rrjetin e Grave të Kosovës (RRGK), kanë mbajtur një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës.

Duke hedhur tym në shenjë simbolike, ato shprehën pakënaqësi ndaj partive politike, ngase sipas tyre “po e shohin gruan si një mjet për riprodhim”.

Erletë Shala nga Rrjeti i Grave të Kosovës tha se partitë politike në fushatë po premtojnë paga dhe shtesa për lehona, por jo si mbështetje për gratë.


Sipas saj, kjo po përdoret si strategji për ta bërë riprodhimin detyrë.

“Partitë politike po e shohin gruan si një mjet për riprodhim. Diskursi i tyre parazgjedhor është një fushatë për kontroll mbi trupat tanë. Një parti premton 500 euro, një tjetër 5000, të tjerat paga e shtesa për lehona – por jo si mbështetje për gratë, por si një mekanizëm për t’i mbajtur ato të ngujuara në role të kujdesit, për t’i shtyrë drejt lindjeve në emër të “sigurisë së kombit” dhe “rritjes së natalitetit”. E gjithë kjo është një strategji për të forcuar kontrollin mbi trupin e gruas, për ta bërë riprodhimin një detyrë dhe jo një zgjedhje. Jemi këtu sot për të shpallur rezistencën tonë. Ne refuzojmë politikat konservatore që, nën maskën e premtimeve financiare, janë në fakt një sulm frontal ndaj autonomisë sonë trupore. Nuk do të pranojmë asnjë fushatë që kërkon të rrisë lindshmërinë në këmbim të lirisë sonë. Nuk do të lejojmë që të drejtat tona riprodhuese të shkelmohen për agjenda popullsite e nacionaliste”, tha Shala.

Shala u shpreh se këto premtime janë mekanizma për t’i kufizuar autonominë e grave.

Shala theksoi se kërkojnë politika që mbrojnë dhe fuqizojnë gratë, pasi sipas saj këto praktika janë një kthim prapa.

“Ky nuk është as progres, as mbështetje – është kontroll mbi trupin dhe jetën tonë. Këto politika nuk janë ndihmë. Janë mekanizma për të na mbajtur jashtë fuqisë punëtore, për të na privuar nga aspiratat tona, për të na kufizuar autonominë. Këto politika janë një kthim prapa! Ato nuk i japin grave më shumë mundësi, përkundrazi, i shtyjnë drejt një vendimi të detyruar nga kushtet ekonomike, jo nga dëshira apo mirëqenia e tyre. Kërkojmë politika që mbrojnë dhe fuqizojnë gratë, jo që i reduktojnë ato në riprodhim. Kërkojmë politika për barazi, mbështetje për punësimin e grave, për kujdesin ndaj fëmijëve që nuk bie vetëm mbi nënat, e për të drejtat riprodhuese të garantuara! Ne kërkojmë politika për barazi, jo paga për riprodhim”, u shpreh Shala.

Baneri me mbishkrimin “Politika për barazi, jo paga për riprodhim” u vendos në murin e objektit të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë aksionit pati edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova ju sjellë fotografi të këtij aksioni. /Telegrafi/

Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova
Foto: Ridvan Slivova

Në trend Lajme

Më shumë
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë

Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari

Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi
Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës

Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori