LAJMI I FUNDIT:

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka reaguar pas shqetësimeve të ngritura lidhur me transportimin e materialeve zgjedhore, përfshirë edhe pakot me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës.

Në një njoftim KQZ ka bërë të ditur se tërheqja e dërgesave postare dhe dërgimi i materialeve zgjedhore në përfaqësitë diplomatike do të bëhet përmes rrugëve tokësore nga zyrtarët e saj, me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

KQZ thotë se MPJD ka siguruar automjetet transportuese, të cilat do të drejtohen nga zyrtarët e saj.


“Deri më tani, në disa raste, KQZ ka tërhequr pakot me fletëvotime, të cilat janë dërguar për të qëndruar përkohësisht në përfaqësi të ndryshme diplomatike, respektivisht në dhomat e tyre të sigurisë, ku vëzhgohen vazhdimisht nga kamerat. Këto tërheqje janë zhvilluar në një proces transparent, me njoftimin paraprak të vëzhguesve të subjekteve politike, të cilët nuk kanë evidentuar ndonjë vërejtje në protokollet e tërheqjes dhe në praninë e zyrtarëve të KQZ-së”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Lexo po ashtu Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Po ashtu, KQZ thekson se kthimi i materialeve zgjedhore në Kosovë do të bëhet nën shoqërimin e zyrtarëve të saj, duke ruajtur statusin e dërgesave diplomatike.

“Ky lloj i transportit ka karakterin diplomatik, me elementet shoqëruese, siç janë notat verbale, çka e shton sigurinë e ngarkesave”, vijon njoftimi i KQZ-së.

KQZ thotë se ky vendim është marrë për shkak se procedura tenderuese për shërbimet postare është ende në fazën e ankesave, duke pamundësuar nënshkrimin e kontratës me operatorin fitues.

KQZ ka siguruar se, përveç këtij ndryshimi në transport, të gjitha procedurat e tjera për administrimin e dërgesave postare dhe materialeve zgjedhore do të zhvillohen sipas planifikimeve të miratuara më herët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Drejtësi
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Siguri
Kalo në kategori