LAJMI I FUNDIT:

Një burrë vritet gjatë konfrontimit me policinë pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Filadelfias

Një burrë vritet gjatë konfrontimit me policinë pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Filadelfias

Një burrë ka vdekur pas të shtënave nga policia pranë rrugës hyrëse të Aeroportit Ndërkombëtar të Filadelfias.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:13 të mëngjesit të së hënës.

Policia thotë se ata “po i përgjigjeshin një burri që po ecte në mes të rrugës”.


Kur oficerët mbërritën, ata u përleshën me burrin.

Zyrtarët thonë se ai ishte “tasuar” disa herë, por nuk dukej se kishte efekt.

Pas kësaj, ai u qëllua nga policia.

Burri u godit tri herë dhe u shpall i vdekur në vendngjarje.

Policia e Shtetit të Filadelfias dhe Pensilvanisë mbetet në vendngjarje. /Telegrafi/