LAJMI I FUNDIT:

Vritet lideri paramilitar pro-rus në shpërthimin e fuqishëm në Moskë – kush fshihet pas sulmit?

Vritet lideri paramilitar pro-rus në shpërthimin e fuqishëm në Moskë – kush fshihet pas sulmit?

Një bombë shpërtheu në hollin e një blloku apartamentesh luksoze në Moskë, duke vrarë një udhëheqës paramilitar pro-rus së bashku me truprojën e tij.

Mediat ruse, duke cituar shërbimet e sigurisë, konfirmuan se nga shpërthimi ka mbetur i vdekur Armen Sarkisyan, themeluesi i një batalioni që luftonte kundër Ukrainës.

Bëhet e ditur se Sarkisyan u dërgua në spital në gjendje kritike ku më vonë iu nënshtrua plagëve të marra, ndërsa truproja e tij u vra menjëherë.


Deri më tani, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin, të cilin shërbimet ruse të sigurisë e përshkruan si një atentat në shënjestër.

Por, raportohet se Ukraina ka vënë në shënjestër dhjetëra oficerë ushtarakë rusë dhe zyrtarë nga Rusia, të cilët Kievi i ka akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës në vend, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, pak dihet për celulat klandestine të rezistencës ukrainase të përfshira në atentate dhe sulme ndaj infrastrukturës ushtarake në Rusi dhe zonat e kontrolluara nga Rusia.

Një i vrarë dhe katër të plagosur nga një "shpërthim atentat" në një bllok apartamentesh luksoze në Moskë
Lexo po ashtu Një i vrarë dhe katër të plagosur nga një "shpërthim atentat" në një bllok apartamentesh luksoze në Moskë

Sipas mediave ukrainase, Kievi lëshoi ​​një urdhër arresti ndërkombëtar për Sarkisyan në 2014 për dhunën kundër protestuesve pro-BE gjatë kryengritjes së Maidan.

Shërbimet e sigurisë ukrainase e përshkruajnë Sarkisyan si një “autoritet kriminal” me lidhje me ish-presidentin Viktor Janukoviç, i cili u arratis në Rusi në 2014.

Ai fitoi vëmendje të mëtejshme në Rusi si themeluesi i batalionit “Arbat”, një nga shumë njësitë ushtarake të parregullta ruse që kanë luftuar së bashku me ushtrinë e Vladimir Putinit që kur Rusia filloi agresionin në Ukrainë në 2022.

Ndryshe, nëse pretendohet nga Kievi, sulmi do të shënonte operacionin më të fundit nga shërbimi i sigurisë SBU i Ukrainës thellë pas linjave të armikut – një që synon të mbjellë panik dhe frikë mes figurave të larta të Kremlinit dhe ushtarakëve.

Shpërthimi do të përfaqësonte gjithashtu turpin e fundit për FSB-në e Rusisë, e cila ka luftuar për të ndaluar fushatën e vazhdueshme të vrasjes së Kievit. /Telegrafi/