LAJMI I FUNDIT:

Përfundon pjesa e parë: Arsenali me epërsi të merituar ndaj Manchester Cityt

Përfundon pjesa e parë: Arsenali me epërsi të merituar ndaj Manchester Cityt

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin mes Arsenalit dhe Manchester Cityt (1-0) që po luhet në kaudër të javës së 24-të në Ligën Premier.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e dytë pas një gabimi të Manuel Akanjit, i cili i dhuroi mundësinë Martin Odegaard të shënonte për rezultatin 1-0.

‘Topçinjtë’ menduan se kishin realizuar edhe golin e dytë në këtë takim kur Gabriel Martinelli e çoi topin në fundin e rrjetës në minutën e gjashtë, por ai u anulua për pozitë jashtë loje.


Në anën tjetër rasti i parë  për ‘Qytetarët’ në këtë pjesë erdhi në minutën e 24-të kur gjuajtjen me kokë të Josko Gvardiol e priti në mënyrë fantastike David Raya.

Një tjetër rast të mirë shënimi e pati edhe braziliani Savinho në minutën e 43-të, por sërish në skenë doli Raya për t’ia mohuar golin e barazimit.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në pjesën e dytë, por bazuar në intensitetin e lojës nuk pritet që të mungojnë golat./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali akuzohet se është ‘përgjegjës’ për luftën mizore në Republikën Demokratike të Kongos

Arsenali akuzohet se është ‘përgjegjës’ për luftën mizore në Republikën Demokratike të Kongos

Ndërkombëtare
E kryer, Mërgim Vojvoda largohet nga Torino – por mbetet në Serie A

E kryer, Mërgim Vojvoda largohet nga Torino – por mbetet në Serie A

Serie A
Barcelona synon ta përforcojë mesfushën me transferimin e yllit të Ligës Premier

Barcelona synon ta përforcojë mesfushën me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Ronaldo flet haptas për rivalitetin me Messin dhe raportin që kishte me argjentinasin

Ronaldo flet haptas për rivalitetin me Messin dhe raportin që kishte me argjentinasin

Ndërkombëtare
“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez

“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori