LAJMI I FUNDIT:

De Bruyne merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij

De Bruyne merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij

Fati i Kevin De Bruyne ka marrë një kthesë të papritur. Nëse pak muaj më parë spekulimet tregonin se mesfushori belg ishte gati të nisë për Arabinë Saudite, tani situata duket krejtësisht e ndryshme.

32-vjeçari thuhet se është i hapur për të rinovuar kontratën me Manchester City, duke lënë mënjanë mundësinë e një largimi nga Liga Premier .

Kontrata e De Bruyne me skuadrën angleze skadon qershorin e ardhshëm, gjë që ka nxitur shumë spekulime rreth të ardhmes së tij. Në muajt e fundit, klubet saudite janë konsideruar si kandidatët më të mundshëm për të siguruar nënshkrimin e tij, duke u përfituar nga investimet e mëdha që kanë bërë në yjet evropianë.


De Bruyne tregon pse e kaploi Cityn kriza e madhe e rezultateve
Lexo po ashtu De Bruyne tregon pse e kaploi Cityn kriza e madhe e rezultateve

Megjithatë, De Bruyne nuk e shqyrton më këtë opsion dhe, përkundrazi, është i gatshëm të fillojë bisedime për një rinovim me Manchester City.

Tani, topi është në fushën e Manchester City. Pep Guardiola e ka vlerësuar gjithmonë belgun si një lojtar kyç në skuadrën e tij, dhe prania e tij e vazhdueshme do të ishte një lajm i mirë për kampionët në fuqi të Ligës Premier.

Pavarësisht dëmtimeve që kanë kufizuar performancën e tij në muajt e fundit, De Bruyne mbetet një futbollist thelbësorë në mesfushë dhe një lider në dhomat e zhveshjes. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Mesazhi brutal që Ruben Amorim i dha Rashfordit para se të transferohet tek Aston Villa

Mesazhi brutal që Ruben Amorim i dha Rashfordit para se të transferohet tek Aston Villa

Premier League
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Serie A
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Mjafton një gol nga Lewandowski, Barcelona mposht Alavesin dhe i afrohet Real Madridit

Mjafton një gol nga Lewandowski, Barcelona mposht Alavesin dhe i afrohet Real Madridit

La Liga
Skandal në Holandë, Heerenvenit i iku fitorja nga dora pasi kundërshtari barazoi me 12 lojtarë në fushë

Skandal në Holandë, Heerenvenit i iku fitorja nga dora pasi kundërshtari barazoi me 12 lojtarë në fushë

Ndërkombëtare
Si ndodhi shkëmbimi Doncic - Davis: Asnjëri nga lojtarët nuk ishte në dijeni, por as trajnerët e dy klubeve

Si ndodhi shkëmbimi Doncic - Davis: Asnjëri nga lojtarët nuk ishte në dijeni, por as trajnerët e dy klubeve

NBA
Kalo në kategori