LAJMI I FUNDIT:

Konjufca bënë thirrje për hetim të plotë pas vdekjes së tre fëmijëve në Jabllanicë

Konjufca bënë thirrje për hetim të plotë pas vdekjes së tre fëmijëve në Jabllanicë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pas tragjedisë në Jabllanicë të Gjakovës.

Konjufca u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tre fëmijëve që humbën jetën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar.

Kryeparlamentari ka shkruar në Facebook se është e dhimbshme dhe e papërshkrueshme humbja e jetëve të tre të miturve në Jabllanicë të Gjakovës.


Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Lexo po ashtu Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

“Bëj thirrje që në kohën sa më të shpejtë të kemi hetim të imtësishëm e të tërësishëm të rastit. Shpreh ngushëllimet e mia për familjarët që humbën më të dashurit e tyre, në këto momente jashtëzakonisht të vështira për ta dhe gjithë shoqërinë tonë, duke u lutur që të gjejnë forcën për ta përballuar këtë humbje kaq të madhe”, ka shkruar ai.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila tha se me dhimbje të thellë ka pranuar lajmin për humbjen e jetës së tre fëmijëve.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar se ende nuk dihen rrethanat që kanë shkaktuar shembjen e këtij objekti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Kalo në kategori