LAJMI I FUNDIT:

Rashford u jep lamtumirën bashkëlojtarëve te Man United

Rashford u jep lamtumirën bashkëlojtarëve te Man United

Daily Mail raporton se Marcus Rashford u ka thënë lamtumirën shokëve të skuadrës së Manchester United përpara një huazimi në Aston Villa.

27-vjeçari foli me stafin e Carrington pasi mori miratimin për transferimin.

Kushtet personale me Villan janë rënë dakord dhe detajet përfundimtare mes klubeve janë duke u përpunuar.


Trajneri i Vilas, Unai Emery, është i etur për të forcuar opsionet e tij sulmuese pas shitjes prej 70 milionë eurosh të Jhon Duran te Al Nassr.

Pavarësisht vështirësive të fundit në United, Rashford, i cili ka qenë në klub që prej tetë vjeç, është vendosur të përfundojë lëvizjen brenda 24 orëve.

Rashford po largohet nga Man United, por do vazhdojë të jetë pjesë e Ligës Premier
Lexo po ashtu Rashford po largohet nga Man United, por do vazhdojë të jetë pjesë e Ligës Premier

Villa do të mbulojë një pjesë të pagës së tij javore prej 350 mijë funtesh, me klauzola të bazuara në performancë dhe një opsion blerjeje për fundin e sezonit.

Largimi i Rashford vjen së bashku me një tjetër largim të pritur, pasi Tyrell Malacia gjithashtu i jep lamtumirën Unitedit përpara një lëvizjeje te Benfica. /Telegrafi/