LAJMI I FUNDIT:

Studentët bllokojnë tri ura në Novi Sad

Studentët bllokojnë tri ura në Novi Sad

Një numër i madh studentësh dhe qytetarësh janë organizuar të shtunën për bllokimin e tri urave të Novi Sadit, fiks tre muaj pasi 15 persona janë vrarë si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të këtij qyteti.

Studentët janë nisur nga kampusi i Universitetit të Novi Sadit drejt urave Varadin, Zhezhele dhe atë të Lirisë, të cilat do të jenë të bllokuara prej orës 15:00.

Disa janë parë duke mbajtur në duar mbishkrimet “Tre muaj – tri ura”.


Urat do të jenë të bllokuara fillimisht për tri orë dhe më pas pjesëmarrësit do të mblidhen në Urën e Lirisë, të cilën do ta bllokojnë për 24 orë.

Studentëve të Novi Sadit u janë bashkuar edhe studentët prej Beogradit, të cilët kanë ecur për dy ditë prej kryeqytetit.

Radhë kilometërshe e veturave për të hyrë në Novi Sad - sërish protesta masive kundër Vuçiqit
Lexo po ashtu Radhë kilometërshe e veturave për të hyrë në Novi Sad - sërish protesta masive kundër Vuçiqit

Studentët e Beogradit kanë pushuar në disa qyteza derisa kanë arritur në Novi Sad, ndërsa banorët lokalë i kanë mirëpritur me ushqime.

Protestës i janë bashkuar edhe rreth 1.000 motoristë që janë nisur prej Beogradit.

Protestat e vazhdueshme kanë rezultuar me dorëheqjen e kryeministrit serb, Millosh Vuçeviq, më herët gjatë javës, dhe një mori koncesionesh të bëra nga Qeveria populiste, e cila bën përpjekje të qetësojë rezistencën.

Megjithatë, studentët kanë insistuar se do ta vazhdojnë protestën deri në realizim të kërkesave të tyre, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Kërkesat e studentëve për ndalimin e bllokadave përfshijnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e stacionit hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin e 1 nëntorit, 2024.

Studentët nga Beogradi shkuan në këmbë në Novi Sad
Lexo po ashtu Studentët nga Beogradi shkuan në këmbë në Novi Sad

Ata gjithashtu kërkojnë që sulmuesit e demonstruesve nëpër Serbi, gjatë protestave që pasuan aksidentin, të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi penale.

Kërkesat përfshijnë edhe lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave, ndalimin e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.

Autoritetet, në anën tjetër, pretendojnë se i kanë plotësuar të gjitha kërkesat.

Protesta organizohet në tremujorin e tragjedisë në Novi Sad, e cila ka nxitur një valë të madhe protestash, në të cilat kanë marrë pjesë mijëra persona.

Protestat janë udhëhequr prej studentëve, të cilët kanë bllokuar dhjetëra universitete.

Ata besojnë se incidenti është pasojë e korrupsionit qeveritar në një projekt të madh infrastrukturor me një kompani shtetërore të Kinës.

Në trend Botë

Më shumë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Trump deklaron se ai dhe Putin mund të bëjnë diçka 'domethënëse' për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump deklaron se ai dhe Putin mund të bëjnë diçka 'domethënëse' për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Botë
Studentët bllokojnë tri ura në Novi Sad

Studentët bllokojnë tri ura në Novi Sad

Serbia

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Trump shfuqizon “pavarësinë” e USAID-it - agjencia do të kontrollohet nga Departamenti i Shtetit?

Trump shfuqizon “pavarësinë” e USAID-it - agjencia do të kontrollohet nga Departamenti i Shtetit?

Amerika
Kalo në kategori